Një shekull futboll, festë në Durrës, Teuta mbush 100 vjeç

29 Janar 2020, 15:10Sport TEMA

Ditë festive, 29 janari për klubin e futbollit Teuta. Durrsakët festojnë sot 100 vjetorin e themelimit.

“Një shekull histori, lavdi, pasion dhe trofe nën ngjyrat blu”- lexohet në një postim të klubit në rrjetet sociale që ndan me tifozët disa nga momentet më të rëndësishme të historisë 100-vjeçare të Teutës.

Bregdetarët arritën kulmin në vitin 1993 me shpalljen kampion ndërkohë që e kanë mbyllur kampionatin në gjashtë sezone, si skuadra e dytë më e mirë.

Pikërisht sot, skuadra e Edi Martinit do të festojë në mënyrën më të mirë këtë përvjetor në rast fitoreje në përballjen derbi të Kupës kundër Erzenit.

Një urim për ekipin bregdetar ka ardhur edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Me rastin e 100 vjetorit të krijimit të klubit të futbollit Teuta, kam kënaqësinë dhe privilegjin që t’ju përcjell urimet më të mira në emër të Federatës së Futbollit dhe në emrin tim personal.

Ky përvjetor jubile për skuadrën e qytetit të Durrësit, është një moment i veçantë, për të kujtuar vlerat e futbollit dhe figurat historike të tij.

Një moment për të vlerësuar kontributin që ky qytet, me shumë dashuri për futbollin, ka dhënë gjatë një shekulli. Urime dhe suksese në aktivitetin tuaj futbollistik”, shkruan Duka.

1 komente në “Një shekull futboll, festë në Durrës, Teuta mbush 100 vjeç”

  1. Hapu Xhipe says:

    Nuk kemi qen nder skuadrat pretendente, por vendosnim kush fitonte kampionatin. Kot nuk kishe dal ajo fjala urt” Para se te fitosh kampionatin kalo 1 her ne Durres”. Sa keq qe tani esht ber komplet bixhoz dhe shkallet ne Durres mbushen vetem me polic qe hajn luledielli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje