Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi teksa ecën nëpër rrugët e Brukselit ka përmbledhur detajet e takimit që ka zhvilluar me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ku thotë se thelbi ka qenë Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt, nën kujdesin e vetë Presidentes së KE.
Kryeministri ka ndarë në videomesazh ndjesinë pozitive që ka marrë nga mbështetja e komisionit që ditën e parë të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Rama më tej thotë se gjatë takimit me komisioneren temë kryesore ka qenë angazhimi konkret për të mbështetur operacionin e rindërtimit, sakaq kanë biseduar dhe për përshpejtimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Mesazhi i plotë i Ramës:
Dje takuam Ursula von der Leyen, një zonjë me karrierë të admirueshme dhe njohjen e cështjeve europiane. Na mundësoi një bashkëbisedim të hapur që zgjati dy orë e ca.
Vizita kishte në thelb adresimin e problematikës së pas tërmetit dhe fokus Konferencën e Donatorëve të thirrur nga ajo.
Ishte një bisedë që kishte një pjesë informative dhe ne informuam për të gjitha aspektet, nga trajtimi i familjeve, tek raporti i dëmeve, masterplani i Rindërtimit dhe të gjitha planet vendore, kalendari i këtij procesi dhe plani ynë i financimit të këtij plani masiv që po të shohim dëmet i tejkalon mundësitë tona.
Takimi i mbrëmshëm ishte konfirmim i mbështetjes së operacionit të Rindërtimit.
Serioziteti i Konferencës së Donatorëve është maksimal. Plani i von der Leyen shkon më tej. Kaluam më pas në temën e saj të preferuar për përshpejtimin e çeljes së negociatave.
Është e sigurtë se presidentja e KE ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave dhe ndërkohë është po kaq e sigurtë që fati i vendimit mbi negociatat do të varret nga ecuria e debatit të brendshëm BE mbi vetveten dhe fatin e të ardhmes së negociatave.
Strategjia e negociatave është vetëm një pjesë e Komisionit të ri për nxitjen e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor.
Von der leyen është entuziaste për të cuar përpara marrëveshjen e Berlinit për të ecur para dhe për të mbështetur “Minishengenin ballkanik” politikisht dhe financiarisht.
Sot dita vijon me kryetarin e OSBE në selin e NATO-s dhe mbasdite vonë kthehemi në Tiranë.
Aktor,aktor….ta ka zili teatri kombetar…..gjigand aktor
Hahaha……e hapi thesin mashtruesi,silazh per militantet debila te ridhjerjes.Drogaxhiu ka folur me Ursula von der Leyen
per “Minishengenin ballkanik”!Ne fakt ka folur me veten,dhe më parë me mikun e tij Vuçiçin,ushtarin e Milosheviçit,por
jo me Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen.
EDI mos pirdh kot ,bej noj pune te mire keto7 vjet
Daja ky. Mjes kafe. Dreka, gallate me administraten. Masditja prova per filmin e Ermal Mamaqit. Mdarke qef. Neser ne bruksel. Pasneser ne Ukraine. Shpallim vend vakant ne administrate…. kryeminister.