Misteri i miliona eurove dhuruar tek fondacioni e Elvis Naçit, pas tërmetit të 26 nëntorit

30 Janar 2020, 19:27Sociale TEMA

Kur kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, akoma nuk kuptohet si do të përdoren fondet e mbledhura nga fondacionet fetare në vend.

Në komitetin e rindërtimit, mbajtur më 9 dhjetor 2019 në kryeministri, Elvis Naçi imami i cili drejton dhe fondacionin bamirës “Firdues” deklaronte se nga donacionet e shqiptarëve ai kishte arritur të mbledhë 6 milion euro dhe shpresonte që shifra të arrinte në 10 milion euro, shumë e destinuar, sipas premtimit të tij, për të rindërtuar shtëpitë në Thumanë.

Por në Thumanë, ku u shkaktuan edhe 24 viktima, e vetmja gjurmë që gjen nga ky aktivitet bamirës është një afishe e vendosur në hyrje të Njësisë Administrative Thumanë, bën me dije Shqiptarja.com.

Me logon “Firdeus” njoftimi pa datë, pa një adresë dhe pa asnjë të dhënë zyrtare njofton banorët se ka filluar ”regjistrimi i banesave të dëmtuara dhe të pabanueshme nga grupi i ekspertëve të Firdeus”.

Njoftimi nuk thotë se për çfarë do shërbejë ky regjistrim, apo kur do të nisë rindërtimi i shtëpive, për të cilat u janë mbledhur paratë shqiptarëve në emër të viktimave dhe të të prekurve në Thumanë.

Në këtë listë të gjatë dokumentesh janë 7 kërkesa të cilët duhet të plotësojnë banorët dhe ata që do mashtrojnë thuhet në këtë njoftim do të skualifikohen automatikisht.

Mes dokumenteve kërkohen: Kartë identiteti, certifikatë familjare, certifikatë pronësie të banesës nëse kanë, certifikatë të tokës nëse nuk kanë të banesës, kërkesë për legalizim nëse nuk kanë certifikatë pronësie të banesës, akt konstatimi nga çdo lloj institucioni shtetëror mbi dëmin e shkaktuar nga tërmeti 26 nëntorit nëse e disponon, çdo lloj dokumenti që tregon se kanë në familje persona me probleme shëndetësore apo me aftësi të kufizuara.

Hedhur një sy kësaj liste me dokumente, fondacioni “Firdues” duket se po vendos një burokraci të fortë, pasi kërkon letra njësoj si shteti, por nga ana tjetër shteti ka lënë një afat për rindërtimin.

Rindërtimi shtetëror do të nisë pas Konferencës së Donatorëve që mbahet më 17 shkurt 2020 në Bruksel, ndërsa milionat e eurove që shqiptarët kanë dhuruar fondacionit privat, nuk dihet ende se ku po qëndrojnë dhe nëse në rindërtim do të vendosen edhe interesa bankare që ndërkohë mblidhen nëpër llogari kur fondet mbeten të papërdorur.

Po ashtu, hedhur një sy faqes së fondacionit “Firdeus”, nuk ka asnjë të dhënë për datën e rindërtimit apo për fondin e mbledhur deri më tani, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj.

15 komente në “Misteri i miliona eurove dhuruar tek fondacioni e Elvis Naçit, pas tërmetit të 26 nëntorit”

  1. o tourk'alvanos eshte i pabese! says:

    hahahaha,sunit dhe ”bamires”……CMENDURI te besohet nje gje e tille!
    kurre istoria nuk ka njohur nje te tille…………allah uakbar!

    1. Ritok says:

      Kete te hetoje Marin Mema. Ku shkuan parate e sotme. Jo fantazmat e vjetra. Po rri gojembyllur tani kur po tregohet sheshit antishqiptarizmi i ketij dallkaukut edepsez

    2. Love Laberi says:

      Per pabesi njihen turkohelenidhasit bojeplumbi…

  2. undefined sunitus says:

    Edraman Rahman dhe arnautet shqipfoles te Al banistanit, kot mundohen te bindin boten per llojin e kashes qe i takojne.
    =
    edrahman sali, jeni nji….

  3. rripitipitytytyrripity says:

    Hajde gazetari hajde, kujt ia kerkoni pergjigjet o trapa zalli? Shkoni dhe kerkoni informacion ne banken ku eshte hapur llogaria bankare per donacionet dhe pyesni sa leke jane mbledhur dhe a mblidhet perqindje fitimi prej llogarive qe kane status per donacione apo bamiresi, sepse o gazetar leshi ka ndryshim llogaria checking nga saving ose rrjedhese dhe kursimesh si dhe llogarite qe jane per qellime bamiresie. Nqs pret te ti sjellin pergjigjet bashke me cajin e mengjesit ne krevat pa levizur bythen kjo eshte tjeter ceshtje. Po qe se e beni per diversion kjo eshte akoma dhe me e rende.

  4. sapa says:

    Me budallenj jane ata qe dhurojne kur e dine se shkojne ne dore te kusareve!

  5. Armandi says:

    Ato ndihma ne euro apo dollare jane mbledhur ne emer te Zotit dhe te atyre qe sot po vuajne pasojat e fatkeqesise natyrore , prandaj puna per ndertimin apo rindertimin e banesave duhet te kishte filluar ashtu si c’beri dhe kengetarja Bepe Rexha , pa shume buje e zhurme !

  6. popull says:

    Pse nuk e shkruan emrin mor plere?

  7. Merati says:

    Ky fondacion eshte mashtrim sepse eshte fondacion me antaret e familjes prej ketu mundesia eshte e madhe per te vjedhur faji eshte i shtetit qe ngritja e fondacioneve te mbeshtetet ne ligj dhe te jete nen kontrollin e ligjit keta jane ha muco pi muco bojne nga nje shtepi duke bere shume jehone per ate qe bejne paguajn ndonje hallexhi qe ka nevoje per spital dhe nje zot e di nga shkojne paret o shtet dili zot spekullimeve

  8. Justin Terziu says:

    Ptuuuuuuu gazete e felliqur.Mos doni qe ato para ti kalojne qeverise qe ju ushqen ju?

  9. Luan says:

    Cfar prisni nga ky fondacion familjar
    As 20% te pareve skan per tu investuat nga ky mostra ??

  10. Andrea says:

    Eshte nje fondacion egjytian qe financon Naçin , kjo eshte 100% e vertete.

  11. Outspoken says:

    Ky Marin Mema qe po tall Karroten me popullin duke u thene se Shqiperia Haleja e madhe shtrihet nga kameruni e deri ne kine, dhe ky Elvis islamiku , kane gjetur menyren me te lehte per te bere Lek ne Shqiperine injorante!!!
    E tani o Popull Debil shkoni e hani nja dy kile Hallva turke(Mut),

  12. Albanian says:

    Nuk keni faje ju qe beni komente si disa qe thone budallenj ata qe japin etj,vella ato leke jane amanet dhe e dime shume shume mire qe shqiptaret abuzojne .Si Mendoni Ju Qe Ata Leke Thjesht Vjen Njeri Te Thote me eshte shembur shpia dhe duhet ti ia japi leke apo ndertoje shpine, ndoshta ai nuk eshte fare i asaj zone vjen nga nje qytet tjeter, ndaj cdo gje verifikohet dhe dokumentohet.

  13. celo says:

    ca emri do.ja ben muu.qe esht shkrimi lesh bushtres.Ilir Meta.po duro.te gjykosh njher.te flet bytha para mendjes.ai te pakten i mblodhi ato lek.ti dhe Mero.ca bet per termetin.!?!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje