“Eja në stadium me familjen”, FSHF i ka merak ndeshjet në “Air Albania”

31 Janar 2020, 17:10Sport TEMA

FSHF “zgjohet” sa herë luhet në “Air Albania Stadium”. Rrjetet sociale “vlojnë” me njoftimet për përballjet e Superiores, ndërkohë që futboll në fakt luhet kudo.

Edhe nga “Elbasan Arena”, stadium që gjithashtu qeveria shqiptare e futbollit e menaxhon, arkëtohen miliona nga klubet që luajnë në të.

Gjithsesi merakun në FSHF e kanë vetëm për ndeshjet që luhen në “Air Albania Stadium”.

Tirana-Teuta e ka vënë federatën në kushte pune. Më parë kishte ndodhur me derbin e kryeqytetit dhe sfidën Kukësi-Partizani, shkruan Abcnews.

Ftesa është e hapur dhe FSHF bën thirrje që fundjavë të jetë një ditë për ta shijuar në stadium familjarisht.

“Merr familjen dhe eja në stadium! Kategoria Superiore sjell sërish emocione. “Air Albania” mirëpret më datë 2 shkurt ora 17:00, sfidën Tirana-Teuta”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje