Turpërimi në Lezhë: Gaz Demi gjobit futbollistët

31 Janar 2020, 12:42Sport TEMA

Partizani duhet të bëjë kthesën menjëherë. Ky vit ka nisur në mënyrën më të keqe, teksa të kuqtë janë mundur në kampionat nga Skënderbeu dhe Kukësi, ndërkohë që disfata 3-0 në Kupë me Besëlidhjen i përkeqësoi edhe më shumë gjërat.

Një humbje e tillë nuk mund të kalonte pa një analizë dhe një ditë më parë presidenti Gaz Demi ka mbledhur ekipin dhe ka qenë i qartë. “Reagoni!”.

Veç kësaj, gjobat ishin të pashmangshme. Futbollistët do ta ndjejnë edhe në xhepat e tyre humbjen me Besëlidhjen.

Partizani ka fatin e mirë që dy ndeshjet e radhës në kampionat luhen kundër dy ekipeve të fundit, Luftëtarit dhe Flamurtarit, dhe nëse merren pikët e plota kthehet edhe humori disi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje