Humbja turpëruese ndaj Besëlidhjas, Olsi Rama nuk u beson syve

30 Janar 2020, 18:14Sport TEMA

Besëlidhja-Partizani u ndoq nga mbi një mijë tifozë lezhjanë, të cilët u kënaqën pa masë për emocionet që u dhuroi skuadra e tyre e zemrës.

Hyrja në stadium ishte falas, ndërsa në tribunën qendrore ra në sy prania e drejtorit të Partizanit, Olsi Rama, e zyrtarëve të klubit të kuq dhe lojtarëve që nuk ishin grumbulluar dje, si Kërçiku, Hakaj etj.

Pas minutës së 20-të, u dëgjuan thirrje në kor: “Rama ik, Rama ik”. Kjo i detyroi gjyqtarët që ta ndërprisnin për një çast lojën, duke këshilluar tifozërinë që të mos hidhte parulla politike.

Natyrisht jo pak në siklet u vendos drejtori i të kuqve, që në fakt në tribunë ishte i ndarë nga stafi drejtues i Besëlidhjes, shkruan Panorama Sport.

Ai qëndroi gjatë gjithë kohës i palëvizur, duke naviguar shpesh në celular, ndërsa nuk u besonte syve se skuadra e tij kishte pësuar tre gola në Lezhë.

Madje, as në pushimin e ndeshjes Rama nuk lëvizi nga vendi, por u mor vetëm me telefonin, duke mos bërë asnjë bisedë me pjesëtarët e stafit.

3 komente në “Humbja turpëruese ndaj Besëlidhjas, Olsi Rama nuk u beson syve”

  1. beso says:

    DIHET QE NE LEZHE DOMINOJNE DERRAT….

  2. xyz says:

    Bibilushi çtarë thotë mor amam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje