Aksidenti tragjik me helikopter që mori jetën e Kobi Brajant dhe vajzës së tij 13-vjeçare tronditi botën e sportit dhe jo vetëm. Kush më shumë se gruaja e Kobi Brajant, Vanesa, ndjen më shumë dhimbje pas atij aksidenti tragjik.
Përmes një postimi në “Instagram”, ajo ka bërë një dedikim prekës për humbjes e Kobi dhe vajzës 13-vjeçare, Xhana.
Dedikimi i Vanesa Brajant:
“Vajzat e mia dhe unë duam t’i falënderojmë miliona njerëzit që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj periudhe të tmerrshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Padyshim që kemi nevojë për to.
Jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm, Kobi – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tone dhe Xhanan time të bukur e të ëmbël – një vajzë e dashur, e mrekullueshme dhe e kujdesshme, si dhe një motër e mrekullueshme për Natalian, Biankan dhe Caprin.
Ne jemi të shkatërruara edhe për familjes që i humbën të afërmit e tyre të dielën dhe e ndajmë në mënyrë intime dhimbjen me ta.
Nuk ka mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë gjej ngushëllim te fakti se Kobi dhe Xhana e dinin të dy se sa shumë i donin njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Do ta doja t’i kishim me vete përgjithmonë. Ata ishin bekimi ynë i bukur, që na u mor shumë shpejt.
Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet me jetët tona përtej të tashmes dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë, duke tentuar të vazhdojmë përpara sepse Kobi dhe vajza jonë Xhana janë duke na e ndriçuar rrugën.
Dashuria jonë për ta është e pafund dhe e pamatshme. Unë thjesht dëshiroj të kisha mundësi t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. T’i kem ata këtu me ne, përgjithmonë.
Faleminderit që e keni ndarë gëzimin tuaj, mërzinë tuaj dhe mbështetjen tuaj me ne. Ju kërkojmë që të na i jepni respektin dhe privatësinë që na duhet për ta gjetur rrugën tonë në këtë realitet të ri.
Për ta nderuar familjen Team Mamba, fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të dhuruar, ju lutem shkoni te MambaOnThree.org”.
Faleminderit shumë që na keni mbajtur në lutjet e tuaja dhe që na keni shprehur dashurinë mua, Kobe, Natalias, Xhanas, Biankas dhe Caprit”, shkruan Vanesa në dedikimin prekës.
Kundër Sacramento Kings në “Staples Center” në vitin 2014.
Bryant përshëndet turmën para ndeshjes kundër Utah Jazz, e fundit për të në NBA, në Los Angeles, viti 2016.
Gjatë karrierës me Lakers ka mbajtur numrat 8 dhe 24. Të dy janë tërhequr nga skuadra.
Duke përshëndetur fansat pasi del nga loja.
Kobe Bryant me të bijën Gianna në dhjetor 2019. Ashtu si i ati, edhe ajo luante basketboll.
Duke luajtur kundër Denver Nuggets gjatë finaleve të Konferencës së Perëndimit në vitin 2009.
Kundër Orlando Magic gjatë ndeshjes së pestë të finaleve të NBA të vitit 2009. Lakers fituan titullin e 15 atë vit, të parin pas vitit 2002.
Gjatë një ndeshjeje në vitin 2010
Me Presidentin Barack Obama dhe shokun e skuadrës Derek Fisher gjatë takimit pas titullit kampion të vitit 2009.
Me Shaquille O’Neal në nëntor 1996.
Me kombëtaren amerikane të basketbollit - Michael Redd, Bryant, Dwayne Wade, Lebron James dhe Deron Williams – duke festuar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Pekin 2008.
Duke zhytur topin në kosh kundër Dallas Mavericks në vitin 2006.
Kobe Bryant, viti 2006.
Allen Iverson i Philadelphia 76ers dhe Bryant, në fund të ndeshjes së dytë në finalen e NBA 2001.
Me bashkëshorten Vanessa dhe vajzat Natalia dhe Gianna, në Kaliforni në vitin 2009.
Me babanë, Joe Bryant, në vitin 1996.
Duke bërë atë që dinte të bënte më mirë, kundër New York Knicks në vitin 1999.
Me Shaquille O’Neal dhe legjendën tjetër të Lakers, Magic Johnson, pas titullit kampion në NBA në vitin 2000.
Bryant pozon me trofeun e NBA në vitin 2002 pasi Lakers e fituan për herë të tretë.
Nga fatkeqesia e pa deshirushme.Qe ta kishim deri ne pleqeri.Te pakten te jetonte deri ne dyfishin e numrit dyshiferore qe ka mbajtur ne gjoks.