Zyrtare: Tirana - Teuta do luhet në “Air Albania”

29 Janar 2020, 17:22Sport TEMA

Pas duelit Kukësi-Partizani, një tjetër sfidë e kësaj jave e Kategorisë Superiore do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Klubi i Tiranës ka vendosur që ndeshja e kësaj jave të zhvillohet në “Air Albania”.

Pak ditë më parë ekipi i Tiranës hapi një sondazh ku kërkonte mendimin e tifozëve, për stadiumin ku do të luhej ky takim, ndërkohë tifo grupi “Tirona Fantics” deklaruan se stadiumi i tyre është “Selman Stermasi”.

Postimi i Tiranës.

“Ndeshja e rradhës në kampionat do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky takim i rëndësishëm ju fton të gjithëve në stadium për të përkrahur masivisht skuadrën.

Ky vendim është marrë për të krijuar një klimë sa më të mirë për skuadrën, atmosferë bardheblu për objektivin e rradhës, tre pikët.

Ftojmë të gjithë tifozët të mos mungojnë, ftojmë familjet për ta bërë festë sëbashku.
KF Tirana kërkon mirëkuptimin e grupeve tifozerike, në veçanti të grupit “Tirona Fanatics”. Të gjithë bashkë kemi vetëm një qëllim. (TemA)

1 komente në “Zyrtare: Tirana – Teuta do luhet në “Air Albania””

  1. BBB says:

    Spo e marr vesh pse ama? Do luhet aty si sevap për Teutën … që të shofim edhe ne katnarët me sy stadium modern meqë na ra edhe tërmet?! (se kemi pagujt edhe ne për atë stadium spo e qujm…)
    Apo se stadiumi është i Tironës dhe lun aty kur don vet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje