Kupa e Shqipërisë: Besëlidhja turpëron Partizanin, fitojnë Tirana, Teuta dhe Kukësi

29 Janar 2020, 16:03Sport TEMA

Partizani ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Shqipërisë. Besëlidhja i ka mposhtur me tre gola kampionët në fuqi dhe kalimi në çerekfinale tani është një mision i vështirë.

Tre gola në pjesën e parë, teksa realizuan Bushi, Jovanovic dhe Fetaj.

Tirana ecën e qetë në Kupë, pasi triumfoi në Fushë-Krujë me Kastriotin. 1-3 ishte rezultati përfundimtar, me krutanët që shënuan të parët me Ajazin, por më pas Ismajlgeci dhe Muçi dy herë shënuan dhe i dhanë fitoren bardhebluve.

Teuta gjithahstu bëri detyrën, duke triumfuar në derbi me Erzenin me shifrat 1-3. Kallaku, Idelino Gomez dhe Gruda shënuan për durrsakët, kurse Erzeni e ngushtoi rezultatin me Rezin. Barazim 2-2 në Shkodër mes Vllaznisë dhe Flamurtarit.

Zogaj dhe Lika realizuan për kuqeblutë, kurse për Flamurtarin Nebihu dhe Ribaj.

Kukësi dhe Skënderbeu kanë hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi i kanë fituar ndeshjet e para. Ekipi verilindor, fitues në fuqi i këtij trofeu, është kursyer me Lushnjën dhe ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1. Edis Maliki shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Skënderbeu triumfoi pastër 0-2 me Besën dhe Essien e Mara ishin ata që vendosen fatet e ndeshjes.

Takim interesant në Fier, aty ku Luftëtari u mposht nga Apolonia e Kategorisë së Parë. Gjata nuk shënoi me penallti, por gjithsesi fierakët ia dolën të realizojnë me Mehmetin dhe Zaimajn e të fitojnë. Nesër luhet takim tjetër, mes Bylisit dhe Laccit.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
E mërkurë, më 29 janar, ora 14:00

GRUPI B

Lushnja-Kukësi 0-1

Shënues: Maliki 19′

Besa-Skënderbeu 0-2

Shënues: Essien 35′, Mara 57′

Apolonia-Luftëtari 3-0

Shënues: Mehmeti 82′, Zaimaj 87′, Zoga 90+3′

E mërkurë, më 29 janar, ora 14:00

Bylisi-Laçi

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

E mërkurë, më 29 janar, ora 14:00

GRUPI A

Besëlidhja-Partizani 3-0

Shënues: Bushi 13′, Jovanovic 26′, Fetaj 44′

Erzeni-Teuta 1-3

Shënues: Rezi 84′ / Kallaku 57′ (pen.), Gomes 73′, Gruda 82′

Vllaznia-Flamurtari 2-2

Shënues: Zogaj 2′, Lika/Nebihu 8′, Ribaj 17′

Kastrioti-Tirana 1-2

Shënues: Ajazi 10′ / Ismailgeci 47′, Muçi 60′, 85′ (pen.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje