Ekipi i Partizanit mori një humbje turpëruese sot në takimin e Kupës së Shqipërisë nga Besëlidhja, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 3-0.
Në faqen zyrtare të klubit nuk kanë munguar komentet negative nga tifozët, por një prej tyre është edhe më special.
Bëhet fjalë për djalin e ish-trajnerit Franco Lerda, Mattia Lerda.
Mattia ka kritikuar drejteusit e klubit për largimin e babait të tij, madje akuzon edhe disa persona në klub që mendojnë për të mirë e tyre dhe jo të klubit.
“Bravo, ju kritikuat atë që ju mësojë sesi të luanit futboll. Në vend që ta përkrahnit vetëm e kritikuat, vazhdoni me punën e mirë që po rrit futbolli shqiptar!
Preferuat të mbani njerëz në staf që mendojnë vetëm për të mirën e tyre dhe të marrin para nga Gazi (Demi), të cilët flasin shumë por nuk ia vlen asgjë, ky është fundi që keni zgjedhur, pra nuk e keni kuptuar që ekipi ishte ndër të parët sepse kishte një trajner që skuadrat e tjera nuk e kanë, e ardhja deri këtu është katastrofë.
Kampion, kampion, kampion dhe çdo vit filloni nga e para, Tirana dhe Kukësi janë ekipe shumë të forta, asgjë nuk merret si e mirëqenë”, komenton djali i Lerdës.