Sherr në stërvitjen e Bayern Munchen, Boateng godet me grusht Goretzkën

29 Janar 2020, 16:55Sport TEMA

Bayern Munchen u rikthye të luftojë për titull pasi mundi të shtunën e kaluar me rezultatin 5-0 Schalke 04, por duket se ky rezultat nuk ka kontribuar në qetësimin e situatës së ekipit.

Gazeta “Bild” bën me dije se Jerome Boateng dhe Leon Goretzka u bënë protagonistë të një sherri në stërvitjen e ditës së sotme.

Një ndërhyrje e ashpër e Goretzka bëri që Boateng të humbte kontrollin dhe goditi me grusht në fytyrë shokun e skuadrës. Për ta vërtetuar këtë gjë, “Bild” publikoi edhe foton e incidentit.

Ishin lojtarët e tjerë ata që ndërhynë për të qetësuar situatën, ndërkohë që nuk e kursyen qortimin ndaj Goretzka për ndërhyrjen e rëndë.

Sipas “Bild”, Muller i tha Goretzkës: “Gjithmonë i njëjti muhabet me ty”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje