Ç’ndodhi me Partizanin? Kryengritje apo diçka edhe më e rëndë?

29 Janar 2020, 20:24Sport TEMA

Nuk duam të jemi “politikisht korrektë”, pasi kjo është shenjë e nënshtrimit dhe e frikës. Për këtë arsye, pyetja është e drejtpërdrejtë, pra çfarë ndodhi me Partizanin në Lezhë?

Ishte një kryengritje ndaj trajnerit Sormani apo ndonjë drejtuesi, apo ndonjë gjë edhe më e rëndë, që mund të quhet manipulim ndeshjeje? Koha do ta tregojë, ose ndoshta nuk do të merret vesh kurrë, por rezultati 3-0 për Besëlidhjen ndaj kampionëve flet më shumë sesa fjalët.

Natyrisht, shpesh ekipe të vegjël kanë shkatërruar skuadra të mëdha, të papritura të jashtëzakonshme kanë ndodhur në Kupën e Anglisë apo të Gjermanisë, pse jo edhe në kupat e Europës.

Njerëzit nuk e kujtojnë kur Bajerni i madh i Bekenbauerit, Majerit dhe Mylerit u shkatërrua 6-1 në Bundesligë nga Kikers Ofenbahu modest i trajnerit të ri Oto Rehagel, por gjithsesi kjo e Lezhës ishte një kulm, shkruan Sfidanti.

Partizani kishte humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit në kampionat, dhe dëmi i shkaktuar që në verë duket se nuk po mundet të rregullohet me ardhjen e Sormanit.

Futbolli të bën që t’i paguash gabimet (flasim gjithnjë nëse humbja e Partizanit është e vërtetë), dhe nga kampion të nxjerr në vendet e fundit, apo të eleminon. Partizani ka edhe një shans në ndeshjen e kthimit, ndonëse gjithçka duket e vështirë.

9 komente në “Ç’ndodhi me Partizanin? Kryengritje apo diçka edhe më e rëndë?”

  1. Sinemati says:

    O njerez , ju duhet ta dini se Partizanin e beri kampion klika Braç, Fino, Baze ne bashkepunim me Olsi Ramen, Demin &co se ndryshe do ishte me pulat e Terbunit, Kelcyres apo Memaliajt. Mielli po mbarohet e nuk gjenden me euro apo dollare pervecse i jep UEFA ndonje kacidhe per konspiracionin ndaj Skenderbeut dhe superliges.

    1. RED OR DEAD says:

      O Sinemati …kaq kar je zakonisht apo me raste si ky i sotmi .
      Kur tu pallu SkenderBET365 nga Vllaznia brenda ne Korce 5 me 2 ,ishte e lene ndeshja apo ishte e shitur ??

    2. i revoltuar says:

      Sinemat halabaku! Ne 4 ndeshjet me konkurentin kryesor ne kampionatin e kaluar, me Kukesin, Partizani fitoi 3 ndeshje dhe barazoi 1! Dhe nje shkerdhate si ti pretendon se Partizani nuk e paska fituar dhe merituar kampionatin, por ja paskan falur!? Ca thua o BIR KURVE!!!

  2. analisti says:

    Fajin e ka Skënderbeu që ka manipuluar ndeshjen me Lokomotivën e Moskës.
    Apo jo Fation Baze?

  3. Viola says:

    E sakte Partizoni ka mbaru as Braçe nuk e mban dot ene sikur Rama ti jap gjithe thesarin e shtetit. Vetem po i gjeti anen Tirones por ajo nuk i ka qejf morrat e kuq ndaj sipas gjasave mund te bjere nga superliga.

    1. Tanguli says:

      Kujdes me Tironcicen se rrezikon te luaje ne play out lale…

  4. mond says:

    i ka gjetur shembujt Sinemati domosdo se eshte Partizani, kur ishte Skenderbeu nuk behej fjale per shembuj por direkt ngrihej aktakuza, vazhdoni te tregoni perralla vazhdoni , as vete nuk i besoni por cdo gje qe nuk behet drejt eshte e destinuar te rezohet, dhe Partizani juaj u rezua pa u ngritur akoma, vendin e Mbretit Skenderbe nuk keni per ta kapur kurre!

    1. uhahahaaaaaa says:

      Mos deshe te thuash te kunderten o torrollak Mondi! Vendin e Partizanit KURRE nuk mund ta arrije Skenderbet-i ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje