Sormani: Mbaj përgjegjësitë për humbjen, i kërkoj falje presidentit dhe tifozëve!

29 Janar 2020, 18:23Sport TEMA

Adolfo Sormani mban të gjitha përgjegjësitë për humbjen e rëndë që Partizani i tij pësoi në Lezhë ndaj Besëlidhjes me shifrat 3-0 duke vënë në rrezik kualifikimin në çerekfinale dhe dy ndeshje derbi të mundshme me Tiranën.

Trajneri i të kuqëve i cili pësoi humbjen e 3-të në stolin e Partizanit në 3 ndeshje i kërkoi falje tifozëve të Partizanit por edhe presidentit Demi.

3 humbje radhazi?

I marr unë të gjitha përgjegjësitë për këtë ndeshje. I kërkoj falje tifozëve dhe presidentit, të gjithë njerëzve që punojnë në këtë klub. Nuk kam gjë tjetër për këtë.

E kishit parashikuar të vështirë ndeshjen?

Duhet t’i bëjmë komplimente Besëlidhjes, pasi bënë lojën e tyre. Ndërkohë që ne nuk bëmë të njëjtën gjë, nuk kishim shpirt gare.

Çfarë nuk funksionoi?

Nuk funksionoi asgjë.

Besoni te përmbysja?

Atë që presim ndeshjen e kthimit, është se duhet të luajmë si një skuadër. Objektivi im është që t’i jap shpirt skuadrës, diçka që nuk e ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje