Pse neomarksistët kërkojnë të "blejnë" Partizanin?

30 Janar 2020, 09:00Sport TEMA

A mund të bëhet politikë me sportin? Neomarksistët e rinj shqiptarë mendojnë se po. Jo rastësisht në shkallët e stadiumit Air Albania, u shfaq një banderolë në mbështetje të minatorëve të Bulqizës, dhe jo rastësisht atë ditë që luante Partizani

Prej disa ditësh në rrugët e Tiranës janë shfaqur parulla ne mbështetje të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB). Organizata Politike, siç quhet grupimi i neomarksistëve, është mbështetës i kësaj proteste. Por atë kurrë nuk kishin arritur që konvencionet apo dogma e tyre politike të depërtonin brenda sportit. Të shtunën kur luante Partizani ato ishin aty.

Historia e Organizatës Politike:

Për të mësuar origjinën e Organizatës Politike, duhet të kthehemi në vitin 2010, atëherë kur një grup të rinjsh, të cilët asokohe vetëquheshin “neomarksistët” e Shqipërisë, themeluan këtë organizatë. Herë pas here kanë qenë në qendër të vëmendjes, pasi janë angazhuar në disa protesta të ashpra, siç janë ato kundër reformës arsimore, kundër importit të armëve kimike në Shqipëri dhe së fundmi edhe në mbështetje të minatorëve. Janë të njohur për faktin se përdorin çdo mjet për t’u kthyer në faktor.

Për herë të parë sporti është kthyer në një fushë të aksionit të kësja organizate në momentin kur protestuan kundër ndryshimit të emrit të stadiumit, duke e quajtur ‘’Stadiumi Kombëtar Naim Idrizi’’, në nder të punëtorit që ra nga lartësia brenda stadiumit dhe nuk mund t’i shpëtonte plagëve të marra. Hera e dytë ishte banderola.

Në stadiumet shqiptare janë shfaqur shpesh mesazhe përgjithësisht sociale por  kjo e fundit ka ngjallur shumë debat. Në një postim në rrjetet sociale, aktivistët e Organizatës Politike, kanë marrë përsipër autorësinë e banderolës, ndërsa shtojnë se gjithçka po bëhet në solidarizim me minatorët e Bulqizës. Dhe menjëherë shkaktuan debat. Grupimi kryesor i Partizanit, “Ultras Guerrilas” kanë shprehur indinjatën rreth këtij veprimi duke u distancuar nga veprimet e Organizatës.

“Aktivistët e OP-së mund të kenë qëlluar të jenë tifozë te Partizanit, por UG-ja fatmirësisht nuk ka asnjë lidhje me OP-në dhe nuk ka për të pasur kurrë. Ai mesazh i hapur mbi koka, lëkund fort punën tonë për ta mbajtur grupimin tonë apolitik, jashtë ngjyrimeve partiake apo lëvizjeve të caktuara politike siç është OP. Ky është abuzim në kurrizin e grupimit dhe ata anëtaret tuaj që kanë qëlluar rastësisht të jenë tifozë të Partizanit, kaq gjë duhej ta kishin mësuar, ose bëjnë sikur nuk e kane mësuar. Gjithsesi mend për herës tjetër”, shkruan një prej tifozëve të Partizanit

Anëtarët e Organizatës nga ana tjetër mbrohen duke thënë që gjithçka ka qenë rastësore dhe ata që e përhapën këtë banderolë, kanë qëlluar të jenë tifozë të Partizanit dhe nuk kanë asnjë synim tjetër.

Rastësia e do që ata prej nesh që e ndërmorën këtë nismë sonte, të jenë tifozë të thekur të Partizanit. Nëse do na bashkohen tifozë të Kukësit, Luftëtarit etj., sigurisht që janë të mirëpritur të bëjnë të njëjtën gjë”, tha OP.

Një nga drejtuesit dhe themeluesit e Organizatës Politike, Arlind Qorri, në një analizë të vetën të vitit 2013, shkruan mes të tjerash: “…Nëse futbollin e shohim si lojë me porta të vogla, ku mileti shkon të dëfrehet në fundjavë, për t’u riprodhuar si i papunë, punëtor dhe i diskriminuar i bindur i një rendi politiko-shoqëror të fiksuar në pabarazi dhe paliri. Mirëpo nëse e sheh një lojë si të zhytur në shoqëri, të aftë për të bartur domethënie që e kapërcejnë golin e radhës, që i rreshtojnë tifozët jo vetëm si spektatorë, por si pjesëmarrës të një fushe më të madhe sesa ajo e blertë, atëherë Partizani nuk është vetëm një skuadër futbolli, por frymë që shprehet edhe në, dhe nëpërmjet, një skuadre futbolli”.

Mes të tjerash, Qorri sheh te Partizani një mjet ideal për të realizuar synime të caktuara: “… Pse jo, të jetë Livornoja ose St.Pauli shqiptar, madje edhe më tronditës se ata. Partizani është emri që mund të thërrasë gjithkënd brenda vetes, pa kushte identitare, por me kushte politiko-emancipuese. Kushdo mund të jetë pjesë e tij, përveç shtypësve, shfrytëzuesve, racistëve, seksistëve, gjinoristëve, krahinistëve…Përndryshe do të jetë një skuadër më shumë në pazarin futbollistik të shitblerjes së ndeshjeve, pronarëve spekulantë, shkallëve të braktisura, bastoreve të mbushura dhe çartikulimit e çorganizimit deri në imtësi të çdo kolektiviteti me potencial emancipues.”

Por çfarë simbolizojnë Livorno dhe St. Pauli? Janë dy ekipe që në bazë kanë mbështetjen për idealet e komunizmit. Tifozeritë kryesorë të këtyre ekipeve quhen pasardhësit e komunizmit dhe kanë një ideologji të tyren. Kryetarët e grupimeve respektive shihen si idhuj mes tifozëve të thjeshtë dhe përpiqen të lejnë gjurmë apo siç quhet ndryshe ‘’të mbajnë gjallë komunzimin’’ Janë përjashtuar, janë arrestuar dhe biles edhe janë dhunuar, por idealin dhe mënyrën e të bërit tifo nuk e kanë ndryshuar.  (SI)

3 komente në “Pse neomarksistët kërkojnë të “blejnë” Partizanin?”

  1. Flutura says:

    Ore bicim gazetari a ke lexuar ndonje gje se care ka qene e care ka predikuar Marksi?
    Po qenkeni trapa fare qe merreni me Qorrin.
    Ptu jazek kur thote turku.

    1. I Riu komunisti says:

      Neo-Majtistet
      Natyrisht qe Arlind Qorri, mesa duket, eshte perfaqesues i se majtes reale, asaj komuniste! ESHTE I MIREPRITUR ne skenen politike shqiptare. Skena politike shqiptare ka nevoje imediate per nje opozite te vertete majtiste. Dihet boterisht se opozite reale e ketij sistemit kapitalist ne mbare boten jane VETEM KOMUNISTET! Te gjithe te tjeret jane “opozite” gaztoresh. Dikush-dikush madje e ka harruar fare se jemi ne sistemin kapitalist, disa te tjere e kane nxjerre fare nga perdorimi ekonomiko-politik kete percaktim, duke na care trapin me termin idiotesk “demokraci”. Nuk ka sistem demokratik, ka sjellje demokratike apo jodemokratike ne nje sistem kapitalist. Sistemet percaktohen nga PRONESIA MBI MJETET E PRODHIMIT, e jo nga numri i partive apo e drejta e fjales! Fillimisht e gjithe njerezia ne kete vend duhet te kuptoje pikerisht keto gjera fillestare dhe themelore njekohesisht. JEMI NE KAPITALIZEM! Pasi ti kene njohur dhe konceptuar keto gjera te thjeshta, secili do mund te zgjedhe rrugen dhe idete e veta personale politike, si mendon dhe ke perkrah ne veprimtarine per perparimin apo ndryshimin e realiteteve ne kete vend!
      Por ky Arlindi me keto qe thote, po rrotullohet sa andej ketej, por nuk po guxon te thote se a eshte i gatshem te drejtoje nje Levizje te Re Politike majtisto-komuniste! Sfilon majtas-djathtas, ben vleresime dhe lavderime, tregon tendenca dhe forma veprimi, por ne fund nuk thote asgje nese eshte i gatshem (ai apo ai bashke me te tjere) qe te vihet ne udheheqje te ketyre tendencave te reja politike e historike. O Arlind a do krijoni nje opozite te re politike apo jo!? Leri sofizmat dhe levdatat e ferkimet per studentet e minatoret, bashke me kerkesat dhe theniet e tyre. Une si pro-komunist do te te perkrah nese krijon levizje te re komuniste, por me njerez idealiste dhe qe kane koncepte politike dhe ideologjike, me njerez qe kane ideale dhe menyra per te ndryshuar rrenjesisht realitetin shoqeror dhe jo me studente karagjoze katranjose qe kalojne ditet neper kafene, pa mesuar, pa punuar dhe me protesten me maje te gjuhes, sipas konceptit une nuk bej asgje por kerkoj cdogje! Permbysni kapitalizmin, keni bythe (une jam me ju), po jo pordha me rigon!
      Arlind, formoje Levizjen e Re Majtiste dhe une do jem me ty, leri pordhet!!!

  2. Flutura says:

    Ore bicim gazetari a ke lexuar ndonje gje se care ka qene e care ka predikuar Marksi?
    Po qenkeni trapa fare qe merreni me Qorrin.
    Ptu jazek kur thote turku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje