Merkatoja e Interit në hyrje konsiderohej e mbyllur me zyrtarizimet e Young, Moses dhe Eriksen, por 36 orët e fundit mund të sjellin të tjera surpriza.
Drejtuesit e Interit, në fakt, vlerësojnë që do të ishte mirë që Conte të kishte në dispozicion një alternativë më shumë në fazën sulmuese, repart ku janë të gatshëm vetëm Lukaku, Martinez, Sanchez dhe Esposito.
Giroud përfundimisht nuk vjen në Milano, ndërsa Llorente për momentin është i bllokuar nga Napoli dhe Pinamonti, opsioni i tretë, do të qëndrojë te Genoa (do të blejë deri të shtunën) dhe do të riblihet ne verë nga zikaltrit.
Nëse Conte do të jetë në vështirësi gjatë sezonit për arsye të ndryshme (dëmtime apo pezullime), Do të aktivizojë danezin Eriksen si sulmues të dytë ose do ta rreshtojë skuadrën me modulin 3-4-2-1.
Sa i përket merkatos, drejtuesit e Interit mbeten mjaft aktivë për të siguruar në verë shërbimet e Marash Kumbullës.
Gjithsesi, ende nuk është arritur marrëveshja me presidentin e Veronës, Setti, që sigurisht kërkon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i shqiptarit, i cili kërkohet edhe nga Napoli (edhe nga klube jashtë Italisë).
Interi ka në avantazh faktin që vetë talenti kuqezi kërkon të vishet zikaltër.