Bashkia e Sarandës ka mbajtur premtimin, pas dëgjesës publike që bëri me banorët e lagjes Nr 1.
Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku, Ardian Gurma, i cili ka publikuar foto nga punimet që po kryehen në këtë lagje të qytetit.
Premtimi dhe investimi që po kryhet nga Bashkia e Sarandës është pritur mjaft mirë nga banorët e lagjes Nr 1, e cila ishte lënë prej vitesh prej dore.
“Pas sugjerimeve dhe propozimeve që qytetarët na dhanë gjatë dëgjesave publike për Buxhetin e vitit 2020, tashmë banorët e rrugës “Qazim Demi” në lagjen Nr 1 në Sarandë e prekin nga afër dhe e shohin të realizuar premtimin e dhënë për investimin në këtë zonë.
Ky investim e heq këtë rrugë nga harta e nyjeve të paurbanizuara, duke ofruar kushte optimale banimi dhe biznesi për një zonë të tërë me mbi 300 apartamente banimi, e frekuentuar edhe nga rezidentë të huaj.
Ecim përpara!”, – shkruan kryebashkiaku Ardian Gurma. (TemA)