Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) nënshkroi sot në ora 11.00, në mjediset e ASHSH, protokollin e bashkëpunimit të ndërsjellë për periudhën 2020-2021.
Ky protokoll mbështetet në marrëveshjen kuadër të bashkëpunimit ndërakademik dhe ka për synim të përcaktojë përparësitë e bashkëpunimit për periudhën dyvjeçare në vijim.
Më kryesoret prej tyre janë: ringritja e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe dhe kujdesi për një rregullim shkencor e ligjor të përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare; organizimi i takimit të parë të albanologëve të hapësirës historike shqiptare dhe të qendrave dhe shkollave të studimit të botës shqiptare jashtë saj; parapërgatitja dhe konceptimi i një enciklopedie panshqiptare; botime në shkencat e identitetit; kërkime dhe konferenca për pasuritë natyrore dhe mjedisin; bashkëpunim për nëndisiplina të reja të dijes si nanoteknologjia, shkencat e jetës (bioshkenca), inteligjenca artificiale, si dhe në disiplina që kërkojnë vëmendje të ngutshme (si sizmologjia).
Protokolli përmban zotime të drejtpërdrejta për një sinergji shkencore ndërakademike dhe mundëson edhe bashkëpunime me institucione të tjera shkencore në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në botën arbëreshe.
Lajme i mirepritur.Akademite e te dy shteteve duhet te njehsojne punen e tyre e nuk duhet humbur kohe se boll kohe eshte shkuar dem.Pune te mbare per te miren e Kombit Tone.
Bravo! Hapi i pare inkurajues. Duhet te shkohet me tej. Duhet te ndertohet nje Akademi e Re e perbashket ne Shqiperi qe te punojne shkencetare te Kosoves dhe Shqiperise. Kjo duhet te kete filiale te ndryshme ne Kosove dhe Shqiperi ku studiuesit e te dy vendeve te punojne se bashku ne keto filiale. Qeveria e Shqiperise dhe Kosoves duhet te kontribuojne para qe te ndertohet nje Akademi prestigjioze. Nuk shikoj qe te jete diskutuar nje filial per historine e kombit shqiptar perfshire Pelasget, Iliret, Epirin, Maqedonine, Thesaline, Shqiperine (Albania) e Kaukazit, Etrusket, Shqiptaret e Italise dhe ato te vendeve fqinje dhe me tej, madje edhe Preshtanet e Afganistanit. Ka shume libra te viteve 1700 dhe 1800 qe e pershkruajne kombin tone si kombi me i vjeter ne Europe dhe si baza e te gjitha gjuheve europiane (Pelazget). Ka studime filologjike te cilat krahasojne fjale pelasgjike me ato italiane, gjermane, franceze, greke, maqedonase dhe shqiptare te cilat nxjerrin ne drite kontributin e shqipes ne te gjitha gjuhet e botes. Ka ardhur koha qe bota te njohe kontributin e kombit tone. Duhet ti japim fund racizmit dhe genjeshtrave qe kane hapur fqinjet tane ne Europe dhe ne bote dhe te nxjerrim madheshtine e kombit tone me Pirron e Epirit, Aleksandrin e Madh dhe me tej Konstandinin e Madh, Justinianin, dhe shume te tjera. A ka menduar njeri per keto gjera? Te vjen per te qare tek lexon keto libra qe nxjerrin madheshtine e popullit tone ne shekuj por qe nuk eshte permendur nga asnje historian shqiptar. Historia dhe historianet e Shqiperise kane qene ne nje mjerim dhe ne nje mediokritet te papare. Si ka mundesi qe nuk na kane thene asgje per popullin tone dhe historine e tij te mrekullueshme. Vetem historine e Enver Hoxhes. Shume pak per keto fusha kaq te rendesishme te nje kombi te lavdishem.
Nuk kisha pare deri sot as ndertesa as Institucione te zgjasin penat dhe te nenshkruajne! Sa ka ecur bota! Me pare nenshkruanin kryetaret, shefat e sektoreve, me emra konkkrete. Uau! Çfare progresi tani!
Hahahahahahahahaaaaaaaaaaaa………………………., qesh me @Erin, i cili hap gojën dhe i duken mizat, bletë që bëjnë mjaltë…. (???!!!)
Njera do flase se si vidhen shtepite,tjetra se si vidhen organet,se per shkence qesh bota me ta.keta jane qafira islamik ,ai qe ja hypi aishes 7 vjechare nuk e pelqen shkencen.ai do viktima.
O fantoma-Une gezoj kur degjoj ndonje gje pozitive per vendin tim.Une nisem nga e mira po ti qe nuk ke besim e ke nje arsye se u bene dekada qe klasa jone politike dhe te ashtuquajturit intelektuale kane pare xhepat e tyre dhe kane shitur interesat e Kombit.
Tani jam me ty, @Eri…
Te shohim se qka do te dal nga ky bashkpunim i ri. Ne bashkpunimin e meparshem, akardemiket koqevar Redzhep Ismajli dhe Besim Bokshi paten propozuar qe fjala sulltan te shkruhet me shkronje te madhe ne gjuhen shqipe. Te shpresojme se kesaj here do te behet puna qe duhet bere per tu rreshtuar krahas popujve te zhvilluar dhe sovran, sepaku nga ana gjuhesore. Nese jo, te shpresojme se ende ka njerez te ndergjegjshem qe do te kerkojne te nderpritet nje bashkpunim destruktiv.