Opozita katastrofiste: Pas tërmetit apokaliptik, LSI parashikon 300 milionë të vdekur nga koronavirusi

31 Janar 2020, 11:41Sociale TEMA

Pas “tërmetit apokaliptik”, të parashikuar nga presidenti Ilir Meta, një tjetër ish-ministër i LSI-së parashikon katastrofa.

Edmond Panariti në një postim në Facebook shpreh frikën se koronavirusi mund të shkaktojë vdekjen e 300 milionë njerëzve në nivel botëror.

Panariti e përkufizon koronavirusin si “një rrezik për ekzistencën e njerëzimit”, mendon që ai është më i rrezikshëm se bomba atomike dhe se gripi spanjoll, pandemia e tmerrshme, e cila në vitin 1918 shkaktoi 100 milionë të vdekur.

Panariti nuk e thotë, por mund të besohet që, nëse partia e tij do të ishte në pushtet dhe ndoshta ministër i Shëndetësisë do të kishte qenë Tit Vasili, në sajë të ilaçeve të tij, një rrezik i tillë as që do të imagjinohej dhe një alarm i tillë nuk do të ishte krijuar.

Është e qartë se qëndrimi në opozitë nxit katastrofizmin. Nuk mbetet gjë tjetër, veçse ta lemë veten në mëshirë të projektit politik që propozon Panariti përballë rrezikut: “Zoti na ruajt!”

“Gripi Kinez eshte rrezik “ekzistencial” per njerezimin, madje edhe me kercenues se armet berthamore dhe ndryshimet klimatike!

Fakte : Pandemia e gripit spanjoll ne vitit 1918, e cila zgjati gati dy vite, preku 500 milion vete ane e mbane botes dhe nga keta vrau 100 milion . Pra nje ne pese vete vdiqen! Popullsia e botes ne ate kohe ishte 1,7 miliard banore. Pra rreth nje ne kater vete u semur dhe nga te semuret 20% e tyre vdiqen. 

Pra rreth 5% e popullsisë boterore e asaj kohe u zhduk nga gripi. Aq shumë dhe shpejt u perhap virusi sa u semuren njerez edhe ne polin e Veriut dhe u preken deri fise ne ishuj te humbur te Paqesorit… Sa shkruajta me lart ka ndodhur dhe eshte e dokumentuar. Kini parasysh se atehere njerezimi nuk levizte kaq shpesh dhe shpejt sa sot. 

Hipoteza : Nese situata e vitit 1918, do te perseritej sot, do te vriteshin 300 milion vete ne shkalle Botërore. Por besoj dhe shpresoj se teknologjia e parandalimit te epidemive tani nuk do ta lejoje kete. Zoti na ruajte!”- shkruan Panariti në facebook. 

2 komente në “Opozita katastrofiste: Pas tërmetit apokaliptik, LSI parashikon 300 milionë të vdekur nga koronavirusi”

  1. juristi says:

    Epo keta kane currufjasur te gjithe si parti.Ky vetenerineri e di si gripi i pulave dhe ben eruditin.Mjerim me te madh per kete komb nuk ka

  2. Skrapalliu says:

    Aman ruani vasillaqin dhe monen, se behet hataja po zuri ata te dy,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje