100-vjetori i shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë do të shënojë nisjen e disa prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore, që do t’i japin formë qytetit të së ardhmes. Nga Universiteti i Kembrixhit në Londër, ku ishte i ftuar për të prezantuar transformimin që ka pësuar Tirana vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shumë shpejt do të nisë puna për një sërë projektesh si Teatri i Ri Kombëtar, zgjatja e lumit të Lanës, Parku i Qendror në Bulevardin e Ri etj.
“Në 100-vjetorin e Tiranës ndihem vërtet krenar që qyteti ynë gjen kaq shumë hapësirë në universitetet dhe në auditorët më të mirë. Jam shumë i frymëzuar që në këtë 100-vjetor të fillojmë disa projekte shumë të rëndësishme për Tiranën, duke filluar nga Teatri Kombëtar, zgjatja e lumit të Lanës, godina e re e bashkisë në Bulevardin e Ri, Parku i ri Qendror”, tha Veliaj. Ai dha lajmin e mirë për ndërtimin e një pallati të ri sporti, pas suksesit me projektin e ndërtimit të stadiumit “Air Albania”. “Na duhet një pallat i ri sporti, që të ketë të njëjtin dinjitet si stadiumi i ri kombëtar, i cili gjithashtu pati dilema dhe debate, por në finale është një bizhu për qytetin”, shtoi kryebashkiaku.
Teksa theksoi se shumë prej këtyre projekteve kërkojnë guxim, Veliaj siguroi se Tirana nuk do të ndalet në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit. Ai nënvizoi se falë projektit të rindërtimit, do të lindë edhe qyteti i 100 viteve të ardhshme. “Sigurisht, shumë prej projekteve kërkojnë guxim, kërkojnë shumë debat, por në finale duhet të marrim vendimin që Tirana të ecë përpara. Disa nga vendimet e rëndësishme lidhen me vendimet e qeverisë dhe kryeministrit për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë; disa nga kompanitë, skuadrat e arkitektëve edhe universitetet e ndryshme që janë përfshirë në projektet e rindërtimit ishin këtu për të treguar sesi kriza mund të jetë edhe një mundësi. Pra, nga rrënojat mund të lindë edhe diçka e re, një qytet i 100 viteve të ardhshme”, tha Veliaj.
Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës do të nisë edhe një bashkëpunim të veçantë me Universitetin e Kembrixhit. “Ishte një kënaqësi e veçantë për të bashkëbiseduar me studentët e Kembrixhit, një nga universitetet më të mira në botë, ndaj jam shumë i lumtur që u diskutua për transformimin e Tiranës, duke filluar nga ditët e para të revolucionit urban në kohën e Edi Ramës, dhe gjithë zhvillimit që kemi kaluar me shumë guxim këto vite. Mezi pres që me Universitetin e Kembrixhit të fillojmë një raport, njësoj siç kemi me Universitetin e Harvardit dhe universitete të tjera, ku studentët më të mirë vijnë për praktikën e tyre në Tiranë. Mezi pres që produktet e para të kësaj marrëdhënieje të re, t’i shohim shumë shpejt në Tiranë”, përfundoi Veliaj.
Te foto 3 cuca i kerkon Veliajt te mbjelle nje peme si kujtim ose po i kerkon te zevendesoje Kryetain e Londres qe nuk ka mbjelle asnje peme,
=
lol!
Kush ia paguan biletet dhe hotelin ktij mashtrusit? Ne me taksat tona apo akoma me keq Gener2???
Universiteti kembeixhit ne londer???? O dear ….
Cfare njerezish punesoni…????…
P.s per ty qe duhet ta korrektosh…Cambridge University eshte ne Cambridge nje vend perralle qe kur je aty te duket vetja aikur je aktor ne nje film set of Harry potter …dhe zona Cambridgeshire…ska fare lidhje me Lendinen (londren dmth) ??…
….
lomi apo lumi, taksen tende nuk e pjerdh njeri a tu befte filja se dukesh çafer mendje ké: aguridhe buze Lanes; tu befte filja ty dhe gjithe aguridheve te tjere. Rrini ca kohe pa folur te piqeni se pastaj beheni si Flamur Noka ose ai shurdhjesa e Fahriut qe te vjen veshtire ti shohesh fytyren, tu befte filja juve qe na mbanin gjalle me shakate tuaja banale. Pa ju; ne do merreshim vetem me pune, tani duam tu themi dhe juve nga nje llaf, mbase u futet brenda nga ta doni, te keqen filja.