Kryetarja e Kolegjit të Apelimit: Vetingu një nga iniciativat më të mbështetura nga politika dhe ndërkombëtarët, mungesa e besimit të publikut tek drejtësia e justifikuar

31 Janar 2020, 14:57Kronika TEMA

Gjatë një tryezë të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me temë gjetjet e raporteve të monitorimit të realizuara nga KShH, sa i takon vendimmarrjes së organeve të vettingut, kryetarja e Kolegjit të Apelimit Natasha Mulaj u shpreh se procesi i vetingut mbetet padyshim një nga hapat më të rëndësishme të reformës në sistemin e drejtësisë.

Sipas Mulajt, procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe është gjithashtu një nga inicitivat më të mbështetura nga ndërkombëtarët, politika dhe shoqëria në tërësi.

“Ky mekanizëm gjatë funksionimit të tij nxori në pah problemet e mëdha si përsa i përket pasurisë se pajustifikuar, figurës  ashtu dhe mangësive të theksuara lidhur me anën profesionale te subjekteve te analizuara. Shumë përfaqësues të drejtësisë të përjashtuar nga sistemi, vërtetuan se mungesa e besimit të qytetareve tek sistemi ynë i drejtësisë ishte i justifikuar dhe se problemet kishin të bënin më së shumti me individët dhe jo me kuadrin ligjor”, tha kryetarja e KPA-së.

Sipas saj,  nga ana tjetër, vetingu është dëshmi reale se ne vend ka dhe  gjyqtare dhe prokurore me integritet; dhe ky sigurisht qe është një lajm i mirë.

“Ky proces ka sjelle rezultate të konsiderueshme në drejtim të pastrimit të sistemit gjyqësor, nga gjyqtarë apo prokurorë me probleme në një apo disa kritere si pasuria, figura dhe aftësitë profesionale”, u shpreh Mulaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i vetmi organ gjyqësor i procesit,  ushtron detyrën dhe përgjegjësitë e tij bazuar në parimet e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional të çliruar nga korrupsioni. Deri në fund të 2019-ës, KPA ka shpallur 46 vendime të formës së prerë.

2 komente në “Kryetarja e Kolegjit të Apelimit: Vetingu një nga iniciativat më të mbështetura nga politika dhe ndërkombëtarët, mungesa e besimit të publikut tek drejtësia e justifikuar”

  1. Feniks says:

    Une jam nje nga denoncuesit tek KPA dhe OMN ndaj gjykimit anti ligjor dhe te padrejte te gjyqtarit Gentian Medja,por ju nuk e moret parasysh fare ate!
    Ky gjyqtar depozitoi ne dosjen time gjyqesore 4 akte ekspertimi krejtesisht te panevojshme dhe te dyshimta,qe vertetojne jo vetem gjykimin e pa drejte te gjyqtarit,por edhe perdorimin e eksperteve sipas interesave te tyre!
    Perse u deshen 4 akte ekspertimi kur mund te mjaftonte vetem nje?
    Ne se ekspertet jane te licensuar dhe kane bere betimin para gjyqtarit e ligjit si spjegohet qe po i njejti ekspert te beje dy here llogaritje te ndryshme me diferenca te medha nga njeri tjetri?
    Po ekspertet e tjere pse bene llogaritje te ndryshme dhe gjyqtari nuk mori per baze aktin e ekspertimit te pare qe llogariste demshperblimin tim prej 4.5 milion lekesh te reja,por vendosi per te me dhene demshperblimin me shumen skandaloze prej 200 mije lekesh,qe eshte nje shkelje e hapur e drejtesise dhe ligjeve?
    Ku u mbeshtet ky gjyqtar qe vendosi te me jape nje shume shume te ulur skandaloze prej 4.3 milion lekesh te reja?
    Si nuk ju beri pershtypje juve si KPA kjo diference kur jeni marre eshte me shume me pak leke qe nuk jane justifikuar nga gjyqtaret ne pasurite e tyre?
    Apo keto pasurite e qytetareve ju duken te teperta juve e jo gjaku yne i grabitur?
    Per rastin tim,ju si KPA keni deshtuar plotesisht!
    Arsyet i dini vete,por une nuk kam asnje besim tek ju!

  2. h says:

    Mbështetur nga politika????
    Me kë po flet zona mashtruese ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje