"Vrau motrën dhe dhëndrin", njihuni me kriminelin nga Mirdita, pjesë e listës së 50 personave më të kërkuar në vend

31 Janar 2020, 14:48Kronika TEMA
"Vrau motrën dhe dhëndrin", njihuni me kriminelin nga

Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Gjovalin Lesi, i cili është në listën e 50 personave më të kërkuar në Shqipëri.

Më 21 tetor të vitit 1997, ai vrau motrën dhe dhëndrin. Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”.

“Objekt i punës së njësisë së kërkimit, i dënuari me burg përjetë Gjovalin Lesi

Në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, shtetasi Gjovalin Lesi ka vrarë me armë zjarri shtetasit M. Gj. (e motra) dhe A. Gj. (dhëndri).

Shtetasi Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”- shkruan policia teksa poston ftoton e tij.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje