Britania e Madhe zyrtarisht jashtë BE, reagon Angela Merkel: Një plagë e thellë për të gjithë ne, ja dëshira e Gjermanisë

1 Shkurt 2020, 10:50Bota TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dëshirën e saj për një lidhje ende të ngushtë me Britaninë e Madhe.

“Kjo është një plagë e thellë për të gjithë ne”, deklaroi ajo, por shtoi se ”Gjermania dëshiron të mbetet partnere e ngushtë dhe mike e Britanisë së Madhe sepse i bashkojnë vlerat e përbashkëta”.

Ajo theksoi se pas largimit së Britanisë së Madhe, gjërat në Evropë do të vazhdojnë të ecin përpara.

Merkel shtoi se periudha e tranzicionit që do të pasojë Brexit-in do të përfshijë negociata intensive midis Londrës dhe Brukselit.

1 komente në “Britania e Madhe zyrtarisht jashtë BE, reagon Angela Merkel: Një plagë e thellë për të gjithë ne, ja dëshira e Gjermanisë”

  1. Kim été says:

    Nëse deri dje Gjermania ishte e lëkundur për antarsimin tonë, tani del hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje