"Një botë ku peshku ha peshkun", por shkencëtarët duan ta ndryshojnë

1 Shkurt 2020, 09:30Bota TEMA

Për herë të parë në histori, njerëzit kanë mundësinë të kapin më shumë peshk dhe ushqim deti nga fermat sesa në det.

Ky moment historik, i pritshëm brenda dy viteve, do të ndihmojë oqeanet në moslejimin e mbipeshkimit, veçse se ka një problem që peshqit e kultivuar hanë peshqit e egër.

Sipas Organizatës Detare Ingredients, një grup tregtar për industrinë ndërkombëtare të ushqimit të peshkut, rreth 12% e kapjes së peshqëve të egër në tërë botën, shkon për të ushqyer peshqit dhe krijesat ujore, si karkalecat e rritura nëpër ferma. Salmoni dhe karkalecat e kultivuara ushqehen me miell peshku të përbërë nga peshq më të vegjël si sardelet, të cilat vetë janë duke u mbipeshkuar në disa pjesë të botës, e po dëmotjnë ekosistemet detare.

Ndërsa akuakultura është zhvilluar gjatë dekadave të fundit, shkencëtarët janë përpjekur të zëvendësojnë miellin e peshkut me burime të bazuara në bimë, përfshirë këtu sojën.

Por, këto përpjekje kanë pasur vetëm suksese të kufizuara për peshqit mishngrënës si salmoni, të cilët mbështeten në miell peshku të dendur proteinik për të arritur peshën e shpejtë të kërkuar nga tregu. Salmoni dhe speciet e tjera mbështeten gjithashtu në vajin e peshkut, një përbërës thelbësor ushqimor i marrë nga peshqit e egër të zënë. Rezultati është një pakësim në nivelin e ushqimit të peshkut që mund të ngadalësojë zgjerimin e akuakultures globale.

Për të zgjidhur problemin, ekipet e shkencëtarëve dhe sipërmarrësve po zhvillojnë ushqim pa peshk, të ardhur nga bakteret dhe insektet, së bashku me zëvendësimet në vajin e peshkut që rrjedhin nga algat dhe kanola. Ata po tërheqin fonde nga investitorë të mëdhenj si BP (British Petroleum), dhe Temasek, fondi më i madh i investimeve në Singapor.
“Nëse marrim më shumë peshq të egër nga oqeani, ekosistemi mund të shëmbet,” thotë Alan Shaw, shefi ekzekutiv i Calysta, që është ndër kompanitë e para që përdori bakteret për të shndërruar gazin natyror në proteina, që më pas mund të përdoret si një ushqim alternativ i peshkut. Calysta operon një fabrikë në veriperëndim të Anglisë, ku bakteret e saj ushqehen me metan e më pas prodhojnë proteina një-qelizore, të cilat thahen e paketohen në ushqim për peshkun e që njihet si “FeedKind”.

FeedKind është një nga shumë proteinat alternative që së shpejti do të dalë në tregun e ushqimit të peshqve. Skretting, një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit të peshkut dhe karkalecave në botë filloi të përfshijë në ushqimet e saj, larva të mizës së ushtarit të zi. Cargill, gjigandi amerikan i bujqësisë, ka zhvilluar canola të rritur me GMO e me acide yndyrore omega-3 të cilat po mbillen në Montana, për të cilat thotë se do të zëvëndësojnë së shpejti vajrat e peshkut që duhen për të ushqyer salmonët.

“Shumë nga këto qasje do të kenë probleme me burimet e lëndës së parë si gjenerimi i tonelatave të larvave të mizave të ushtarit të zi apo me gjenerimin e proteinave që rrjedhin nga gazi natyror. Ka probleme me koston e prodhimit veçanërisht me metanin i cili është eksploziv” ka thënë Sunil Kadr, ekspert në sjelljet e salmonit.
Por kompanitë po luftojnë duke parë aspektet positive në përballimin e këtyre sfidave.

Calysta thotë se do të jetë në gjendje të rritet me shpejtësi, duke qënë se çmimet e gazit natyror janë të ulët. Skretting thotë se shpreson të sigurojë 100,000 ton përbërës të ushqimit të ri, përfshirë këtu dhe vaktin e insekteve, çdo vit deri në vitin 2022. Një nga furnizuesit e tij, një startup francez i quajtur Innovafeed, mbarështon me shumicë larvat e mizës së ushtarit të zi, në një fermë në veri të Francës. E këtë e realizon duke ushqyer tufat e larvave me mbetje industriale të përpunuara në ushqim e vaj.

Një strategji tjetër është të zvogëlojë sasinë e ushqimit që salmonët e kultivuar duan. Salmoni AquAdvantage është një peshk i modifikuar gjenetikisht që e arrin peshën e tregut shumë shpejt. Ky lloj peshku kërkon 25% më pak ushqim sesa salmoni tipik i kultivuar. Sipas AquaBounty, kompanisë që i kultivon, ky peshk gjenetikisht i modifikuar e ka origjinën e tij në eksperimentet universitare të 1989, kur studiuesit injektuan në vezët e fekonduara të salmonit Atlantik një material gjenetik të përbërë nga një gjen i hormonit të rritjes së salmonit Chinook dhe një fragment nga ADN-ja e një “ocean pout”, peshk në formë ngjale.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së miratoi importet e para të Salmonit AquAdvantage gjatë marsit të vitit të kaluar. Madje një grup i salmonit AquAdvantage tani është duke u kultivuar në Indiana.

Nëse përpjekjet si këto bëhen të suksesshme në shkallë të madhe prodhimi, kjo mund të lehtësojë presionin mbi peshkimin e sardeleve të oqeanit. Shteti Kerala, një zonë bregdetare në jug-perëndim të Indisë, është i famshëm për sardele e tij “curries”. Por marrja e vajit të sardeleve në Kerala ra me rreth 80% nga 2012 deri në 2015-ën, për shkak të mbipeshkimit sipas Kolliyil Sunil Mohamed, shkencëtar kryesor në Institutin Qëndror të Kërkimeve të Peshkimit, një institut autonom kërkimi nën Ministrinë e Bujqësisë në Indi.

Eksportet e miellit të peshkut në Indi u rritën gati 10 herë në hapësirën e një viti të vetëm gjë që çoi në kolaps të popullatës së sardeleve, sipas statistikave të postuara në faqen e internetit të Shoqatës “Indiane Fishmeal” dhe “Oil Exporters”.

“Kërkesa ishte atje, kështu që peshkatarët kapnin sardele shumë të vogla dhe të gjitha ato çoheshion në fabrikat e mishit të peshkut,” tha Mohamed. “Për konsumatorët vendas, çmimi i vajit të sardeleve, që dikur konsideroheshe si ushqimi i një njeriu të varfër, është katërfishuar që nga rënia e sardeleve”, shtoi ai.

Mahesh Raj Malpe, shefi ekzekutiv i shoqatës së eksportit të mishit të peshkut, mohon që industria e miellit të peshkut të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në rënien e popullatës së sardeleve, duke argumentuar se kjo kryesisht ishte për shkak të faktorëve klimaterikë si El Nino. Ai parashikoi që popullsia e sardeleve, e cila ka përjetuar cikle bumi dhe dështimi në të kaluarën, do të rikuperohej shpejt.

Probleme si këto kanë bindur investitorët se ushqimi i shumëkërkuar i peshqve është një industri në rritje. Tesco, një ushqyes kryesor amerikan, njoftoi në gusht se po përditëson standardet e tij të fermave të salmonëve, që të zvogëlojë sasinë e peshqve të egër që çohet për ushqim për peshqit e kultivuar. Po eksploron duke e zëvendësuar ushqimin me vajrat e pasura të peshqve omega-3 që janë një përbërës kryesor në dietat e peshqve të kultivuar. Por veçse këto vajra nuk vijnë më nga peshqit e egër, por dhe nga algat.

Përfaqësuesit e Skretting, ndërmarrjes norvegjeze, ushqimi i së cilës furnizon një të tretën e salmonit të kultivuar në botë, thotë se ambicia e saj është të përdorin përbërës që njerëzit nuk i konsumojnë direkt. Në vitin 2017, kompania arriti një zbulim të madh duke rritur salmonë të shëndetshëm, pa përdorur ndonjë miell peshku apo vaj peshku. Por në vend të këtyre ushqimeve mbështetej në proteinat bimore dhe vajrat e algave, ndonëse ishte sfiduese për ta bërë këtë sasi ushqimsh në masë të madhe.

Përbërësit e ushqimit të peshqve të ardhura nga insektet aktualisht janë më shumë se dy herë më të shtrenjta se mielli i peshkut, tha Sophie Noonan, një menaxhere e komunikimit Skretting.
Por vala e re e startup-eve, të ushqimit të peshqve, këmbëngul se tani është koha. Calysta, kompania që përdor bakteret për të shndërruar metanin në pilula proteinike, bleu teknologjinë pesë vite më parë nga Equinor, gjigandi i energjisë Norvegjeze i njohur më parë si Statoil.

Teknologjia ishte zhvilluar në vitet 1990, por çmimet e larta të gazit natyror në fillimin e mijëvjeçarit e bënë shndërrimin e gazit natyror në ushqim peshku të dukej si një opison jo i favorshëm. Kjo ndryshoi me naftën e shistit argjilor dhe gazin e Dominic Emery në SHBA. Nënkryetari i planifikimit strategjik në BP, tha që investimi i kompanisë së tij në Calysta i dha BP një burim të ri shitjesh dhe një shans për ta shndërruar gazin e tyre në një produkt me vlerë më të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje