Të shtëna me armë pranë rezidencës së Donald Trump, dy persona tentojnë të futen brenda

31 Janar 2020, 20:07Bota TEMA

Dy persona janë arrestuar nga policia në zonën e Palm Beach pasi kanë tentuar që të thyejnë barrierat ndarëse të rezidencës së presidentit amerikan Donald Trump në këtë zonë.

Sapo janë njoftuar për këtë ngjarje të paprecedentë, policia ka vepruar menjëherë duke u vënë në ndjekje të dy personave në fjalë. Por sapo kanë parë policinë dy të arrestuarit kanë hapur zjarr ndaj policisë.

Megjithatë policia amerikane ka mundur që të rrethojë zonën dhe më pas të kryej arrestimin e këtyre dy personave teksa përpiqeshin të largoheshin.

Sipas mediave, presidenti amerikan kishte planifikuar të mbërrijë në rezidencën e tij në Palm Beach e cila u sulmua nga dy të arrestuarit, ndërkohë që ende nuk dihet nëse vizita është anuluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje