"Do përhapet nga Kina", Bill Gates parashikoi shpërthimin e virusit

1 Shkurt 2020, 22:35Bota TEMA

Këto ditë, gjigandi Netflix ka publikuar një dokumentar, të quajtur ‘Pandemia e radhës’. Ajo është pjesë e serisë ‘Explained’ dhe është realizuar në vitin 2019.

Në dokumentar, miliarderi Bill Gates parashikon se një virus vrastar mund të vijë nga ‘tregjet e lagura’ të Kinës për të infektuar me shpejtësi botën.

Pas këtij paralajmërimi, që tani me shpërthimin e koronavirusit të frikshëm duket kaq real, Gates thotë se bota nuk është e përgatitur për një pandemi globale.

Në dokumentar, producentët shkojnë në një ‘treg të gjësë së gjallë’ në Kinë, njësoj si ai në Wuhan prej nga mendohet se u përhap sëmundja.

Atje filmojnë kafshët teksa vriten dhe mishi shitet në të njëjtin vend. Siç shpjegon dokumentar, këto tregje janë si ‘fabrikë sëmundjesh’.

Në dokumentar shihen trupat e kafshëve që hidhen në një vend, mishi dhe gjaku bëhen bashkë përpara se të kalojnë nga njeriu te njeriu. “Viruset bëhen bashkë dhe pësojnë mutacion, duke shtuar gjasat që të kalojnë te njeriu,” thuhet në dokumentar.

Kurse Gates paralajmëron se bota nuk është e përgatitur dhe kura është vite larg. Sipas tij, rreziku më i madh për botën janë pandemitë. Miliarderi thotë se do donte të kishte investuar më shumë për vaksinat e mundshme për të tilla raste.

3 komente në ““Do përhapet nga Kina”, Bill Gates parashikoi shpërthimin e virusit”

  1. Bimi says:

    Rastet e infektimeve po dyfishohen afersisht cdo 6 dite. Nese trendi vazhdon dmth per 6 dite do kemi 12000 x 2=24000 te infektuar. Per 12 dite 24000 x 2=48000 … Per 60 dite 12,288,000 raste te infektuarish. Gjithsesi kam besim se totalitarizmi eshte efektiv ne keto raste dhe Kina do ta mposhti virusin. Cdo e keqe ka nje te mire. Problem do kene vendet perendimore. Shqiperia duhet te izolohet teresisht dhe mos lejoje asnje njeri qe ka vizituar Kinen te futet ne vend. Ne kete rast eshte fat qe nuk eshte pjese e Europes dhe kontrollon kufijte e saj dhe nuk e imponon njeri te hapi kufijte qe te futet derri e dosa sepse fatkeqesisht liberalet thone se jane per te “drejtat e njeriut” dhe jane gati te sakrifikojne popullsine autoktone ne emer te “drejtave te njeriut” dhe anti “racizmit”.

  2. P-S-J-M says:

    Kësaj radhe keq duket puna.

  3. rexha 10 says:

    NUKE KA VDEKJE PER TE GJITHE ,SE PER NDRYSHE DO TE NGELIN VETEM PASUNIKET DHE KERKOJNE NJERZE PER TI SHERBYER.GJEJA ME E BUKUR QE BEJNE ESHTE KONTROLLI GLOBAL I EKONOMISE QE PO E MBAJNE SI DUHET PER INTERESAT E TYRE. E DYTA JANE SE TAKSAT KUSHE DO TI PAGUAJ PER TI BERE SHERBIME MJEKSORE.E TRETA DO TE FITOJNE ME SHUME TE DREJTA SE NJERIU KAFSHET ,ME GJITHE RESPEKTIN QE KAME PER SHOQATEN QE MBRON TE DREJTAT PER KAFSHEVE. ME NE KRYE EDUARDO STOPA. STRISHJA LA NOTIZIA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje