Emmanuel Macron: Ikja e Britanisë nga BE, kambanë alarmi

1 Shkurt 2020, 18:37Bota TEMA

Në një reagim pas formalizimit të divorcit, presidentja e komisionit europian Ursula Von Der Leyen tha se Britania e madhe dhe Brukseli do të luftojnë për interesat e tyre në bisedimet tregtare.

Ajo vlerësoi qytetarët britanikë, që siç tha kishin kontribuar për ta bërë unionin më të fortë dhe I cilësoi si emocionuese ditët e fundit të Britanisë në Bashkimin Europian.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Mishel kishte një paralajmërim për Londrën: “Sa më shumë ti largohet standardeve të be aq më pak qasje do të ketë ndaj tregut të përbashkët.”

Ndërsa presidenti francez Emanuel Macron e cilësoi largimin e Britanisë si një kambanë alarmi që duhet të dëgjohet në çdo shtet të unionit.

1 komente në “Emmanuel Macron: Ikja e Britanisë nga BE, kambanë alarmi”

  1. Like says:

    Franca beri çmos qe britania te mos hynte ne BE (De Gol detyroi Thacher te paguante 70 miljarde paund ne 1967- per te hyre ne be -shume astronomike per kohen) dhe tani bene çmos per ta ndare nga BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje