Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Britaninë e Madhe në fund të 2020-s, negociatat mund të vazhdojnë, thotë në bisedë ekskluzive për Deutsche Wellen, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ka pasur mjaft lotë këto ditë në Bruksel. Si ndjeheni ju?
Ursula von der Leyen: Kjo është një ditë emocionale, njësoj sikur një anëtar i familjes vendos të largohet, është e trishtueshme. Kam shumë miq në Britaninë e Madhe. Unë kam studiuar një vit në London School of Economics, kam të afërm aty. Disa nga fëmijët e mi kanë studiuar atje. Pra ka një sërë lidhjesh. Një ditë emocionale!
Cilat gjëra do t’u mungonin më shumë nga Britania e Madhe?
Do të më mungojë pragmatizmi. Ai ishte një ndihmesë e madhe, ata janë gjithmonë me këmbë në tokë. Do më mungojë sensi britanik i humorit. Por kështu është tani. Nga nesër (1 shkurti shën.red.) do të sillemi me miqtë britanikë si me një shtet të tretë.
Disa thonë, se tani vjen pjesa më e vështirë e Brexitit, përcaktimi i marrëdhënieve të arfhshme mes BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. A mendoni edhe ju kështu?
Do të jenë bisedime të drejta, të ashpra, dhe të shpejta. Vërtet, Britania e Madhe donte të ishte një vend i tretë, tani duhet të përcaktojmë, se sa pranë do t’i qëndrojnë ata tregut të përbashkët europian. Sa më shumë të lidhur ngushtë duan të jenë ata, aq më shumë duhet të ndjekin edhe rregullat e këtij tregu. Pra është pak a shumë zgjedhja e tyre, nëse ata duan të qëndrojnë larg, atëherë qasja në tregun e brendshëm do të jetë më e vështirë, ose e kundërta.
Kryeministri britanik, Boris Johnson thotë, se ai në asnjë mënyrë nuk do të zgjasë fazën e ndërmjetme. Do të thotë, nëse nuk kemi marrëveshje deri në fund të vitit, kemi Brexit të ashpër. Mendoni se kjo është një lëvizje e zgjuar shahu??
Ky është vendimi i tij…
…po, por a është një lëvizje e zgjuar?
Nëse në fund të vitit kemi këtë rast, atëherë ne jemi të përgatitur, sepse problemet më të vështira për ne janë rregulluar me marrëveshjen e daljes nga BE. Të drejtat qytetare, çështjet financiare dhe problemi i ishullit irlandez. Këto janë të sqaruara. Dhe ne jemi të kënaqur. Tani jemi ne në një pozicion fillestar më të fortë në negociata. Nëse në fund të vitit do të ketë një Brexit të ashpër, do të jetë e vështirë, Mbretëria e Bashkuar eksporton gjysmën e prodhimeve të saj në BE.
A është futur Johnson në një qorrsokak? Do ta bënit edhe ju këtë si politikane?
Nuk mund t’i jap atij këshilla, si duhet të veprojë. Si Komision i BE ne në verë do të shohim ku jemi, dhe pastaj do vendosim. Por edhe nëse kemi një Brexit të ashpër, mund të vazhdojnë negociatat.
Tani do ketë përpjekje për një marrëveshje tregtare brenda një viti, a nuk është shumë pak një vit?
Nuk bëhet fjalë vetëm për marrëveshjen e tregtisë së lirë. Bëhet fjalë të paktën për 10 apo 11 tema të tjera, si siguria për shembull. Ka shumë gjëra që duhen negociuar. Ne do të punojmë 24 orë e do të shohim, se ku do të mbërrijmë.
Cili është qëllimi kryesor në negociata?
Qëllimi im kryesor është të kemi një partneritet të mirë, të ndershëm dhe mundësisht të ngushtë me miqtë britanikë. Kemi shumë interesa të përbashkëta. Bëhet fjalë për të mbrojtur tregun e brendshëm, dhe për të mbajtur të njëjtat rregulla loje me miqtë tanë britanikë. Duhet të sigurojmë që unioni të mbetet i bashkuar.
E di që nuk keni një sferë kristali për të parë të ardhmen, por po përpiqem. Pas dhjetë vjetësh, mendoni se Britania e Madhe do të dojë të kthehet sërish në BE?
Unë u them fëmijëve të mi, se kjo është një detyrë për ju. Natyrisht duhet ta vendosë këtë populli britanik. Për mua është e rëndësishme të them, ne jemi miq. Ne duam në të ardhmen të kujdesemi për partneritetin tonë. Ka shumë të përbashkëta, si ndryshimi i klimës apo globalizimi. Këtu jemi në një vijë fronti dhe duhet të punojmë intensivisht së bashku. Le të shohim anën e mirë dhe të bëjmë më të mirën e kësaj.
Ursula von der Leyen (61) është nga 1 dhjetori presidente e Kommisionit Europian. Politikanja e CDU-së ka qenë më parë ministre e Mbrojtjes në Gjermani.
Let the idiots go ….
sukc off Britain dikc…sorosjan cu tn…
brexit i “ashper”?????!!!…ne Tema
CFARE DO JU MUNGOJE ME SHUME?.. u pyet Junkerja…
PERGJIGJE:..E SAKTE:
MILIONAT qe BM paguante QE TE HANE RUMUNET, BULLGARET DHE NESER TURKOARNAUTET, LOL!
Zagart e Meros vazhdojne te censurojne komentet por jo kur shkrun:
fuck off…
Shkerdhatat zagare te Meros sot nuk e paskan pushim se 90% te komenteve policat e censures komuniste te Temes karagjoze te Lali Erit mi kane bllokuar ose i kane zhdukur shkrimet me komentet menjehere duke i zevendesuar dhe mbushur faqet e kesaj pacavurre leter higjenike ne sherbim te propogandes se Rames dhe bythlepirje te kryeprokurove, ambasadores amerikane, lali erit e tomsojerit ….me idjotsina, perkthime skandaloze, te kopjuara, vjedhura nga hajdutet e Temes anal ista e “gazekarre” qe e konsiderojne Temen plere gjoja gazete te pavarur.
Populli britanik eshte nga me te talentuarit ne glob. Por udheheqja e tyre e fundit u tregua cinike. Vuri interesin personal (per te fituar pushtet) mbi ate kolektiv dhe i genjyen njerezit duke bere leve tek patriotizmi, krenaria britanike dhe liria. Tani e mbyllen deren nga brenda. Idea ime eshte qe keta dolen meqe ishin brenda, dhe po te kishin qene jashte do te benin cmos te futeshin.
I ka intriguar gjithnje idea kunder rrymes.
Shpesh ky instinkt u ka dhene te drejte, por kete here gabimi eshte i madh. Kane votuar Enver Johnson.