Çfarë humbet BE pas ikjes së Britanisë

2 Shkurt 2020, 16:30Bota TEMA

Pasi u ul nga parlamenti evropian, flamuri britanik, nisën të bëhen llogaritë se sa do të kushtojë divorci me Britaninë e madhe.

Që nga 1 shkurti, Bashkimi evropian është më i vogël sepse për të parën herë në historinë e tij, humbet një vend anëtar.

Do të ketë 66 milionë qytetarë më pak, por ajo që rëndon më shumë është gropa në buxhetin e ardhshëm komunitar; do të mungojnë në fakt rreth 13 miliardë euro.

Dhe kjo nuk është pak nëse mendohet se shuma do të mbulohet tani nga kontribuesit e tjerë evropianë.

Në mbretërinë e bashkuar jetojnë 3.5 milionë qytetarë që vijnë nga vendet evropiane. Për ta, ka kohë deri në qershor të vitit të ardhshëm që të zgjedhin skemën e qëndrimit, një program që u lejon të qëndrojnë në mbretërinë e bashkuar dhe të ruajnë të gjitha të drejtat që gëzonin para Brexitit.

Por në anën tjetër, mund të shtohen taksa që studentët evropianë paguajnë për të vazhduar studimet në mbretërinë e bashkuar. Nga 9 mijë stërlina që paguajnë mesatarisht tani në më shumë se 10 mijë. Ndërsa ngërçi më i madh që duhet zgjidhur ka të bëjë me tregtinë. Nëse nuk do të ketë marrëveshje precize, ekziston rreziku që të kthehen doganat, e bashkë me to, edhe taksat.

1 komente në “Çfarë humbet BE pas ikjes së Britanisë”

  1. Like says:

    Asaj nuk i dihet. Mbase BE do te vjele me shume te ardhura nga taksat doganore sesa 13 miljarde ish- kontribute te britanise. Varet se nëse BE do te mund te thithë shitblerjet britanile, apo ajo do te orjentohet ne kontinente te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje