Ja se cilat ishin fazat kryesore të marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, divorci i të cilëve përfundoi.
Integrimi europian
9 gusht 1961. Aplikimi i parë i Britanisë së Madhe për anëtarësimin në Komunitetin Ekonomik Europian (CEE), paraardhës i BE-së.
14 janar 1963. Vetoja e parë e gjeneralit de Gaulle kundër anëtarësimit të Britanisë së Madhe, e ndjekur nga një e dytë më 27 nëntor 1967.
1 janar 1973. Britania e Madhe i bashkohet CEE-së.
5 qershor 1975. Në një referendum për qëndrimin në CEE, britanikët votojnë “po” me më shumë se 67% të votave.
Kthesa Thatcher
30 nëntor 1979. Kryeministrja konservatore, Margaret Thatcher kërkon rimbursim për pjesëmarrjen britanike në buxhetin europian, përmes shprehjes së famshme “Dua paratë e mia!”.
20 shtator 1988. Fjalimi në Bruges, Thatcher kundërshton çdo zhvillim federal të formimit europian.
Klauzola e përjashtimit
7 shkurt 1992. Nënshkrimi i Traktatit të Maastricht-it, akti i dytë themelor i formimit europian pas Traktatit të Romës në 1957.
Britania e Madhe përfiton nga klauzola e përjashtimit dhe nuk i bashkohet monedhës unike.
23 korrik 1993. Kryeministri konservator, John Major rrëzon ratifikimin nga Parlamenti të Traktatit të Maastricht-it.
Fitorja e “largimit”
23 qershor 2016. Britanikët votojnë me 51,9 % për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.
29 mars 2017. Zyrtarizohet procesi i zhvillimit të Brexit-it.
22 nëntor 2018. BE dhe Britania e Madhe arrijnë marrëveshjen e përkohshme për marrëdhëniet e tyre pas Brexit-it.
Bllokada në Londër
15 janar 2019. Deputetët britanikë votojnë kundër marrëveshjes së Brexit-it.
24 korrik. Konservatori Boris Johnson, mbështetës i “Brexit më 31 tetor me ose pa marrëveshje”, zëvendëson Theresa May-in.
Marrëveshja e re dhe shtyrja e tretë
17 tetor. Boris Johnson dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, njoftojnë marrëveshjen e re.
31 janar 2020. Brexit hyn në fuqi në ora 23:00 (koha e Londrës dhe GMT).
Shume e percipte. Britania doli nga be se ka 10 vjet qe franca detyron qe te paguajne per formimin e ushtrise europjane dhe daljen nga nato. Gje qe britanikrn nuk do ta bein kurre. Ne fakt, britaniket dhr francezet kurre nuk kane qene te zote te bejne aleanca. As gjate luftes se dyte boterote