"Nga mesnata deri në mëngjes", fillon ndalimi i pjesshëm për konsumin e alkoolit në Bruksel

2 Shkurt 2020, 09:19Bota TEMA

Në disa rrugë dhe bulevarde në rajonin qendror të Brukselit, kryeqytetit të Belgjikës, ka hyrë në fuqi ligji i cili ndalon konsumin e alkoolit nga mesnata deri në mëngjes, raporton Anadolu Agency.

Vendimi i miratuar muajin e kaluar nga Këshilli bashkiak i Brukselit filloi të zbatohet sot në kryeqytet.

Ndalesa që do të zbatohet në disa rrugë dhe bulevarde në qendër të Brukselit do të përfshijë rajonet si Boulevard Anspach, Place Fontanais, Place De Brouckere, Place de la Monnaie, Rue du Midi, Rue des Fripiers dhe Rue des Halles.

Ndaj atyre që kapen duke konsumuar alkool nga mesnata deri në mëngjes në këto zona, do të vendoset një gjobë prej 350 euro.

Ndalesa nuk do të përfshijë evenimente të tilla si aktivitete sportive dhe festivale që do të organizohen nga bashkia në kafeteritë dhe restorantet në rajon.

Raportohet se vendimi në fjalë është marrë në bazë të ankesave për zhurmën dhe problemet e sigurisë të shkaktuara nga njerëzit nën ndikimin e alkoolit në rajone.

Bashkia do të zhvillojë një periudhë prove për 6 muajt e parë dhe sipas rezultateve vendimi do të mund të zgjatet ose anulohet.

1 komente në ““Nga mesnata deri në mëngjes”, fillon ndalimi i pjesshëm për konsumin e alkoolit në Bruksel”

  1. Melhemi says:

    Nuk eshte e mire te denohen me 350 euro,por ata qe perdorin alkol çdo nate duane ndonje formalitet dhe pastaj nje foto me nje liber ne dore dhe me nje cfurk ne krah per te kujtuare origjinen ,se keshtu njerzimi po mbaron me kete rini dhe politike qe po behet me nje intensitet marramendes ku ka marre nje disheze te forte dhe nuk dihet ku do te qendroje vall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje