Tregëtonte ilegalisht në Instagram kremin francez, 37-vjeçaren që jeton në Angli e denoncon kompania shqiptare

2 Shkurt 2020, 19:15Lifestyle TEMA

Një grua e cila jeton në Britaninë e Madhe përfundoi nën akuzë në prokurori pasi dyshohet të ketë shitur një krem kundër plakjes pa marrë lejen e firmës së kozmetikës.

Siç mësohet, e akuzuara quhet D.Bombaj dhe pritet të gjykohet për veprën “shkelje e të drejtave të pronësisë intelektuale”. Bombaj është e moshës 37 vjeçe dhe jeton në Angli.

Çështja e kthyer në një dosje penale lidhet as më pak e as më shumë me kremin francez “Lierac”, tha një burim i Gazetës Si, i angazhuar në Departametin Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar.

Hetimi

E akuzuara u denoncua nga shtetasi E.Kena për shitje online të produktit përmes porosive në Instagram. “Për kremin “Lierac” kompania ime ka ekskluzivitetin e shitjes”, pohoi kallëzuesi, i cili këmbënguli se në vitin 2005 kishte lidhur një kontratë me kompaninë franceze për shitjen e këtij kremi në vendin tonë.

Një nga agjentet e shitjes së kompanisë shqiptare ka konstatuar shitjen e kremit në një faqe Instagrami dhe ka kontaktuar me administratorin e faqes, duke porositur madje edhe produktin për t’u bindur.

E hetuara

Por e kallëzuara pohon se është një blerëse personale dhe se e ka hapur faqen e Instagramit për veshje. Gruaja këmbëngul se për shkak të këmbënguljes së një vajze, ajo i kishte dhënë kremin personal dhe për këtë gjë ka marrë 3500 lekë.

Por prokuroria mendon se Bombaj nuk thotë të vërtetën dhe se ajo ka shitur krem duke shkelur eksluzivitetin e kompanisë shqiptare që ka të drejtën ta shesë këtë krem në Shqipëri.

3 komente në “Tregëtonte ilegalisht në Instagram kremin francez, 37-vjeçaren që jeton në Angli e denoncon kompania shqiptare”

  1. elton says:

    tregtia eshte e lire ju q… robt. .nuk ndalon dot asnje qe ta bleje dhe ta shesi produktin qe do.po pate ekskluzivitetin ke cmimin me te lire, po shteti nuk paguhet me taksat tona qe te garantoje marrdhenien midis 2 firmave, injorante

  2. Julian laci says:

    Vetem ne shqiperi eshte kjo metode exclusive. Prandaj nuk ece para economia Shqipatare

  3. Elton Kremi says:

    Elton hajvani. Qe te shesesh ekskluzivin duhet te kesh te drejte vetem nga ai qe ka te drejten eksluzive mor hajvan. Ti mund te blesh cdo gje ne internet dhe ke mendjen per ta shitur perseri ne internet, por askush nuk te lejon pa licence rishitjeje mor bole.
    Bejne si picka te zgjuara maloket qe sa kane hapur syte e sa kane dale nga shpella. Bota ka ligje o kelysh gomari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje