Ramush Haradinaj ja lë çelësat e zyrës Pacollit, per t'ia dhënë Albin Kurtit

3 Shkurt 2020, 18:51Rajoni TEMA

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pak minuta pasi pozitën e tij e mori Albin Kurti. Ai ka treguar se Kurtit do t’ia dorëzojë mandatin ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Haradinaj e quan lajm të mirë votimin e Qeverisë së re, të cilën do ta udhëheqë Albin Kurti.

“Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve. Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë. Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Ai ka sqaruar se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se mandatin e kryeministrit do ta dorëzojë Pacolli.

“Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar”, është shprehur ai

5 komente në “Ramush Haradinaj ja lë çelësat e zyrës Pacollit, per t’ia dhënë Albin Kurtit”

  1. Petro ... says:

    Po ti Ram-ush s’je me kryeminister nga sot, çfare vizite zyrtare ben apo me porosi te Albinit?

  2. Luan says:

    Ku di lopa ca jane institucionet.Mire qe nuk ja ka lene celesat kafexhiut te kjoska perballe.

  3. Beni USA says:

    Me ne fund Kosova u clirua nga nje feudal budalla, urime Kosove.

  4. samiri says:

    Ramushi beri nje mut te madh mu ne zyre. Sabotoi bisedimet me Serbine. Vodhi dhe genjeu. Shpalli armik Edi Ramen. Shpalli patriot vehten, Sali Berishen dhe Ilir Meten.
    Te shikojme se cdo beje Albini. Ne fillim i duhet te disifektoje zyren…

  5. Loçka says:

    Po ti motherfucker je mendje e ndritur dhe s’mund te presesh vete Albinin ne zyre dhe ti dorezosh çelesat. Je njeriu me i paformuar dhe me budalle qe ka njohur Kosova e pasluftes. Shko tani e gezo kollaret dhe kemishat e blera me taksat e te vuajturit popull te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje