Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan Harchenko, tha se Rusia do të përfshihet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, nëse merr një ftesë të tillë nga Beogardi.
Pa Rusinë dhe pa miratim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, marrëveshja midis dy vendeve nuk vjen në shprehje, tha Harchenko për mediat në Beograd.
Ai tha se Rusia gjithmonë ka qenë në favor të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, por shtoi se atë e shqetëson dëshira për zgjidhje të shpejtë.
Harchenko tha se nuk janë të sakta kritikat se Rusia nuk do zgjidhje dhe se përmes Serbisë dëshiron të ruajë ndikimin në rajon.
“Interes i Rusisë gjithmonë ka qenë vazhdimi, në këtë rast rifillimi i bisedimeve”, tha Harchenko, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018 kur Kosova u ka vënë taksë 100 për qind importeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e taksës, por Kosova, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëar, vazhdon ta mbajë në fuqi këtë masë.
Vitin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë emëruar të dërguarit e tyre të posaçëm në dialogun Kosovë-Serbi.
Ky proces, që ka nisur në vitin 2011, është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka pasur mbështetjen e SHBA-së. (REL)
Haaa po pse mo aman tani e kuptuat ju gazetaret e temes?
Ne te tjeret e dinim te gjithe me kohe… nejse me mire vone se kurre dhe ju gazetarucet qe keni mbetur te beni shkrime.
GOMARI AMERIKES I THOTE RUSISE TANI NA DUHESH TI TE DALESH NE SKENE PER TE NDARE KOSOVEN .
RUSIA NE KRAHE TE SERBISE
AMERIKA GJASME NE KRAHE TE KOSOVES PO ESHTE PRO RUSISE DHE DUKE PARE KUSH DREJTOJNE NE KOSOVE MJERE KOSOVARET E SHKRETE
NE KETE HISTORI SHQIPERIA HUMBET NESE I JAPIN ALTERNATIVE BASHKIMIN TE SHOHIM SA VISIONER DO TREGOHET RAMA DHE POPULLI SHQIPTARE QE NE NJE REFERENDUM TE MUNDSHEM TI THONE JO BASHKIMIT ME KOSOVEN MULTIETNIKE .
Pa Rusi, s’ka Shqipëri. Kemi besim në një drejtësi reciproke.
As mos u shqetesoni! Sa te kemi bac Hajredinaj, ne na merr te keqen Rusi dhe Serbi. Do e shkterrojme perfundimisht Serbine dhe do I futim nje te kafshuar aq te madhe Rusise sa ta mbaje mend. Do bojkotojme pjesemarrjen ne lojrat olimpike qe do zhvillohen ne Rusi. Serbia ska pare akoma asgje. Taksa ishte vetem fillimi. Do i bejme te dridhen. Nuk pjerdhim per Rusin dhe planet e tij. Nuk pjerdhim as per planet amerikano-ruse. Nuk pjerdhim as per ameriken dhe as per Merkelin. Sa te kemi bace Hajredinaj ne Kosove dhe Sali Serbin ne Shqiperi, fitorja eshte e sigurte!
Sa i rren mendja kto pabuksit ….për çil të zej be!
Aq sa edhe harrojn jo vetëm Amerikën por edhe që ka edhe njerëz më të uritëm…si puna jonë psh
Ndyresirat ruse, nuk duan stabilizimin e Ballkanit. C’pune kane muzhiket ruse ne bisedimet midis dy vendeve?
Hahaaaaa
Jo moska por vucici nxorri koken per ju te temes
Vetem rame mavria se paska kuptuar serbine