Kadri Veseli: Albin Kurti as nuk e njeh e as nuk e ndjen Republikën e Kosovës

3 Shkurt 2020, 13:21Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij para deputeteve në seancën për zgjedhjen e Qeverisë, ka thënë se sot po synon të bëhet kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, i cili as nuk e njeh e as nuk e ndjen Republikën e Kosovës si shtet, prandaj sipas tij, Kurti nuk mendon as të jetojë në Kosovë.

Veseli ka renditur disa të vërteta që duhet t’i dinë qytetarët në këtë ditë.

“E vërteta e parë, është se si po ua lëmë Kosovën sot, të cilën ti Albin Kurti as nuk e njeh, as nuk e ndjen dhe as nuk e mendon si vend për të jetuar. E vërteta e dytë, fatkeqësisht tregon se ti je sot këtë mbi rrënojat e një tregimi të zi për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës. Ti ke protestuar kundër gjithÇkaje të mirë që i ka ndodhur Kosovës. Ke sulmuar policët më të mirë dhe institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Lideri i PDK-së i shtroi pyetje Albin Kurtit, duke e pyetur se a do ta luftojë Serbinë me këtë qeveri, apo ushtarët e UÇK-së përmes Gjykatës Speciale?

“Sepse, ti dhe gjysma e ministrave tu gjithmonë keni kërkuar burg për çlirimtarët e Kosovës. Si është e mundur që asnjë patrioti nuk i bëre vend në kabinetin qeverisës? I eliminove edhe në Kuvend”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së ka paralajmëruar nismat kryesore që do t’i iniciojë PDK në Kuvend.

“Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojë përgjegjësi për temat më të ndjeshme të Kosovës, që nga paslufta. Do t’i hapim dhe diskutojmë këtu krejt marrëveshjet e arritura në dialog, për ta mësuar të vërtetën a ka tradhti a jo? Nëse ti shkon në dialog pa kërkuar falje Serbia, pa u kthyer eshtrat e secilit shqiptar, siç ke premtuar, a je tradhtar a jo? Do të flasim për taksën e vendosur ndaj Serbisë. A do ta heqësh ti apo jo? Do të flasim për të gjitha pasurimet në Kosovë, privatizimet dhe tenderimet. Do të flasim për krimet e komunistëve jugosllavë mbi shqiptarët në Kosovë. Do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar dhe akuzuar çdo kundërshtar politik, përfshirë këta që i keni në koalicion. Do të flasim edhe për UÇK-në, edhe për SHIK-un. Do të flasim edhe për sulmet terroriste të “Syrit të Popullit”, mbi individë, familje dhe institucione. Do të flasim për të gjitha që duhet, e mbi të gjitha edhe për vrasjet politike, me të cilat shpesh është abuzuar me tragjeditë e tyre në kohë fushatash”, tha Veseli, duke përfunduar edhe me një propozim temë që tha se do ta flasin.

“Do të flasim edhe për diçka tjetër, Albin. Para qytetarëve të Kosovës do të japësh përgjegjësi si kreu i organizatës terroriste Syri i Popullit”, deklaroi Veseli.

Kryetari i PDK-së ka thënë se koalicioni VV-LDK do jetë koalicion i pazareve dhe nuk do të merr asnjë vendim të mirë për Kosovën.

Ai tha se PDK do të jetë gjithmonë në mbrojtje të vendit dhe qytetarëve,

“Do të jemi kujdestarë për çdo të mirë e të keqe që i vjen vendit tonë. Nuk do të lejojmë ta cenojë askush lirinë e pavarësinë e vendit tonë, dhe as të preken interesat kombëtare. Është vullneti i popullit, që po na përcjell sot. Është besimi i votuesve të Partisë Demokratike të Kosovës. Dhe mbi të gjitha, ky është amaneti i shokëve tonë të vrarë në luftë. Në fund të fundit, kjo është Kosova jonë dhe nuk do të guxojë askush dhe në asnjë vend ta tjetërsojë Kosovën e UÇK-së”, tha Veseli.

8 komente në “Kadri Veseli: Albin Kurti as nuk e njeh e as nuk e ndjen Republikën e Kosovës”

  1. dila prej rrile says:

    Kardri ti per zerin qe ke duhet ta kishe kadrije
    nga anet tona o kadri i themi, kushe nuk te mbush synin sta mbush bithen ti je pikerisht nje i till
    bythqire qe sa te zbrisni nga karriga e pushtetit beheni me serbine
    ti bashke me shume te tjere lereni kosoven te behet shtet normal, ti je me nje mal me dosje korrupsioni e vrasjesh ndersa Albini 23 vjet ne opozit,ty dhe qiftit ten nikolla im ju vjen hakesh te pafture fuck u self

    1. VFLP says:

      Dila moj kurve e lezetshme! Kurre mos harro se Kadri Veseli e ka treguar veten me KOHE LUFTE, duke luftuar me arme! Kete nuk e mohon dot askush, as rrocka jote. Te gjitha gjerat e tjera vijne me pas!!!

  2. katarakti says:

    Rrini në opozite tani se boll e molët Kosoven. Albin Kurti nuk ka asnje pergjegjesi per çfare ka ngjare deri më sot në Kosovê. Pyeteni veten se si arritet deri në kete derexhe! Albini sot perfaqeson shumicen në Kosove, ndersa ju pakicen. Më duket se ka ardhur koha qe te jepni ju llogari per çfare keni bere gjate ketyre viteve në pushtet.

  3. SHKELZENI says:

    UCK cfare thote ky trapi pse ju e cliruar kosoven ?
    Te shtemberoshe historin ne mes se foltores se parlamentit interesante .
    Serbia e terhoqi ushtrine me marveshje NATO -Millishevic dhe jo si humbse ne lufte .Amerika e provoje me vullnetare kosove te armatosur nuk bene dot asgje rinin ne kufi tregonin barsaleta ishin kot vriteshin me njeri tjetrin s’ishin per lufte por per rrefugjat e nisi me bombardime asnje efekt dhe me vone kerkoje bizedime ne tavoline me Milloshin per nje zgjidhje provizore te pakten brezi jone qe e jetoje e di nuk na genjeni dot .
    Shko beje shuren uck tregoja femijve ne kopesht

    1. VFLP says:

      Ca thua mor BASTARD! Jane vrare me mijra njerez duke luftuar si ushtare te UCK-se mor BIR KURVE!!!
      O te shkerdhefte Kina kurven qe te lindi!

  4. Kimi says:

    Kosoven e doni ju o kadri qe ne vend te terhiqeshit ne jeten tuaj private ju turret per ta vjedhur njilloj si serbi.

  5. Baliu says:

    Krrakatja e fundit e “keshilltarve” te ngelaqit te shkolles fillore Kadri Teveqeli, i cili ka shum pune ne Hage.

  6. Star says:

    Ore Kadri , ore hajdut dhe kriminel. Pse more maskara ju kriminelat qe dolet nga lufta e cliruat Kosoven? Nqf se nuk do ishte ai buuurrrii me mustaqe pertej oqeanit , serbet do ishin edhe njemije vjet aty. Ju DINI vetem te vidhni popullin more kriminela. Mos abuzoni me luften e shejte te popullit ne dekada dhe shekuj kunder pushtuesve serbe.
    Lufta kunder serbeve nuk ka filluar me UCK more batakci. Mos u mundo te fshehesh krimet qe keni ba kete mision te luftes. Ju dhe sorollopi Juan duhet te shporreni jo vetem nga pushteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje