Albin Kurti ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, planin qeverisës.
Kurti ka thënë se ky është një program që adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetarë të Kosovës.
“Me këtë program do të jetësojmë premtimet e 6 tetorit, datë kjo që solli ndryshimin politik në vend. Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, para meje do të jenë 15 ministra e jo 21 sa ishin, do të kemi 33 zv.ministra e jo mbi 80 sa ishin më herët”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se do të departizohen dhe depolitizohen agjensionet e ndërmarrjet publike.
“Do të departizojmë shërbimin e jashtëm, do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, për të ndalë emigrimin masiv duhet të rrisim vendet e punës.
Do të mbështesim zhvillimin e ndërmarrësisë me fokus të veçantë ndihmën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Do të heqim monopolet dhe evazionin fiskal, ka më shumë treg të zi dhe këtë do ta ndryshojmë…
Do të shuhet AKP-ja do të jetë agjenci brena qeverisë. Do të jemi qeveri për mbrojtjen e punëtorit. Do ta shtojmë numrin e inspektoreve të punës deri në 400”, tha Kurti,.
Kurti shtoi se buxheti i shtetit gjatë qeverisjes së tyre do të arrijë në 3 miliardë euro.
“Buxheti 3 miliardë euro, do të arrij gjatë mandatit tonë. Do të kemi program nacional i kursimit 4-vjeçar përmes së cilit do të evitohen shpenzimet e luksit publik”, tha Kurti.
Më tej Kurti shtoi se do të jenë qeveri e bujqësie, teknologjisë pasi sipas tij të rinjtë janë e ardhmja e këtij vendi.
Ai po ashtu tha se do të kujdesen për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
“Do të jemi qeveri për rend dhe ligj, siguri e paqe. Drejtësia jonë duhet të jetë e pavarur, e paanshme. Nuk do të ketë as individ as parti më të fuqishme se shteti.
Do ta luftojmë korrupsionin në institucione, do të krijojmë Vetting në drejtësi. Ky proces do të kryhet me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Kurti.
Cna ka gjet me ket dreq
Ky don te jete qeveri e puntoreve ku kane pasuni ata ne duam te kemi lidhje vetem me parexhi
Ky do shtoi 400% ispektoret per pune parregulla qe dmth edhe puntor pa pension
Kurse pashai jona i tha italise qe jo ispektor po te ne ska as sindakata pa e ditur i shkreti qe ku ska sindakata per italianet dhe mbar europen o ka mafia ose diktature
Pale do heqi dhe monopolet
Ne sapo i dhame ata te uruara leni ti vjelim pak se su bo qameti
Prandaj kukumjackat e tiranes kane kater muj qe e shajne sepse rama para programit te tij do dale me djathtas se pd duke patur parasysh qe vv dhe ps jane ne te njejten parti europiane