Trendi: Kur dhe zviceranët zgjedhin ta braktisin Zvicrën

3 Shkurt 2020, 13:27Bota TEMA

Emigracioni në shkallë të gjerë nuk është unik për vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, a më saktë ato të Ballkanit Perëndimor.

Tashmë, një trend emigrimi por prek edhe vendet e pasura, siç është Zvicra, e konsideruar dhe si “parajsë mbi tokë”.

Gjithnjë e më shumë njerëz zviceranë po zgjedhin të kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit, në Francën apo Gjermaninë fqinje, si dhe në Shtetet e Bashkuara, Australia, apo dhe Tajlandë, si destinacionet e tyre preferuara për jetën.

Vitet e fundit, numri i zviceranëve që janë larguar nga vendi është rritur ndjeshëm, dhe në të njëjtën kohë, gjithnjë e më pak “diasporë” e tyre po kthehet.

Rezultati është që, për shembull, në 2017 dhe 2018, pothuajse 32,000 zviceranë emigruan dhe vetëm 24,000 u kthyen në vend.

Sipas statistikave, afro 36 përqind e emigrantëve nga Zvicra janë midis moshës 20 dhe 35 vjeç, me gjithnjë e më shumë të rinj që bëjnë gati valixhet dhe duke e lënë Zvicrën e pasur por të shtrenjtë.

Grupi i dytë i emigrantëve janë shtetas të dyfishtë, d.m.th. zviceranë me origjinë të huaj, si italianë ose portugezë, të cilët pas daljes në pension kthehen në vendin e tyre të mëparshëm.

Sidoqoftë, Zvicra nuk ka asnjë problem me demografinë, pasi është një vend preferencial për të emigruar, ku pothuajse 55,000 të huaj u vendosën aty vitin e kaluar.

2 komente në “Trendi: Kur dhe zviceranët zgjedhin ta braktisin Zvicrën”

  1. On says:

    Fatkeqesisht ne Shqiperi kedo qe pyet thote do iki…..ne Zvicer jo….

  2. Titi says:

    Njelloj si ne Republiken e Edi Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje