Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, me origjinë nga Mirdita, në të njejtin fshat me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj

4 Shkurt 2020, 09:30Rajoni TEMA

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti duket se do të ketë në kabinetin e tij një një ministër nga Shqipëria. Ai ka emëruar kandidatin e LDK-së, Anton Quni si ministrin e ri të Mbrojtjes në Kosovë, i cili është me origjinë nga Mirdita.

Familja e Qunit u shpërngul nga fshati Selitë i Mirditës rreth 150 vite më parë, për shkak të gjakmarrjes. Nga i njëjti fshat është edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ish-gjenerali Sandër Lleshaj.

Anton Quni ka marrë pjesë në një prej betejave më të përgjakshme në Kosovë, atë të Koshares.

Ai u lind në fshatin Fshaj të Gjakovës në vitin1967, për t’u zhvendosur më pas në Prizren.

Antoni është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Ministri i ri i Mbrojtjes ka studiuar në Akademinë Ushtarake dhe me notat më të larta është graduar si oficer i karrierës.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai braktisi Zvicrën për të ju përgjigjur kushtrimit për t’i dalë zot atdheut.

U rreshtua me UÇK nën komanden e ministrit të Mbrojtjës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Me njësinë e tij, zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, në Koshare.

Pas luftës, Antoni ka qënë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe më pas ka qënë pjesë e kabinetit të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, si përgjegjës për Sigurinë Kombëtare.

Nga viti 2010, Anton Quni, ka qenë zë i fuqishëm i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës.

Aktualisht, ai është kryetar i LDK-së për Prizren dhe tashmë ministër i Mbrojtjes së Kosovës.

13 komente në “Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, me origjinë nga Mirdita, në të njejtin fshat me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj”

  1. Kozmos says:

    BRAVOOOOO , KETA HERONJ DUHET TE DREJTOJNE KOSOVEN , NJEREZ QE NUK SHESIN ATDHEUN PER FITIME PERSONALE .

    1. Arta Puka says:

      Na myten fshati…..apo sjane ene ka Malsia, ..afer Vicidolit te Berishes.
      Dijn t’bajne shtet katnarrt

    2. Marku says:

      Zoti Anton Cuni eshte nje hero I kombit shqipetare dhe atije Kroat.
      Ne kohen me te veshtire ai ju gjend kombit duke luftuar dhe mposhtur me forcen e armeve fashizmin gjenocidial serbo -sllav. Pa pasur asgje personale mund te them se
      protagonistet e tiranes zyrtare antishqipetare ne asnje menyre nuk mund te krahasohen me patriotet krenare shqipetare .

    3. Johani says:

      Ahahaaa kozmoz po e deshmon se je ushtar i vllaut te ktij ministri,e si ti ka shume edhe ne lazarat,edhe atje i thurin lavde qiftit tuj, kishte edhe me keq se kaq kur berisha e basha shpallen héro ate vrasesin e policit, sot te jeshe ne pushtet duhet te keshe miljona dhe te falen te gjitha krimet, e kete nuk e kishte as nuk e ka problèm qu’il.

  2. tropoja 11uyt says:

    ky nuk asht nga shqiperia eshte lindur e rritur ne kosove,se me fillu keshtu gjysma e gjakoves eshte me tropojan qe kan ik para 1 shekulli ose me shume kryesisht nga veriu i shqiperise ka shume ne kosove

    1. Leke says:

      Korrigjim: Gjysma e me teper e Gjakoves kane prejardhjen nga Shkodra dhe jo nga Tropoja.

  3. XXXL says:

    Së pari duhet të spjegoni se ky dhe shum të tjerë nuk kanë marrë direkt pjesë në kurfar beteje nëse ka qëllu at pari i bjen se edhe Milaim Zeka ka marr pjesë në betejen e Koshares ky dhe shum të tjerë nuk ishin vullnetarë ky ka shku me pagesë dhe sa,për paradhsit ky paska mbet i njejti gen se ky edhe sot është për hakmarrje por pa të isha oficer i vërtet i FSK këte nuk do ta nderonja kurr ushtarakisht

  4. fantoma says:

    O @”Kozmos”, në “kozmosin” tënd je akoma, mor debil-budalla…, me “heronj e përralla me mbret”…!!! Ca trushkulur si ti, që ka me shumicë në trevat tona, e kanë lënë Kosovën dhe Shqipërinë, në këtë derenxhe që janë sot…!

  5. bislimi says:

    Ahmet Krasniqinuk ishte UÇK, ishte Fark, një strukturë kundër UÇK-së. Mos i ngatrroni gjërat, Fark ishte struktura qe mori pjesë në grushtin e shtetit të vitit 1998, një ngjarje kundër lufts në Kosovë. Ky njeri, sot ministër, mori pjesë në Koshare në formacionin e UÇK-së, pas thirjes që i bëri Shtabi, dhe nuk luftoi për farkistët, se farkistët rrinin në Shqipëri dhe vetëm pas luftës, me gjithë armët që nuk i kishin tbrasur kurrë, deshën të futen në Kosovë. Këto krijuan edhe organizatën pro shrëbimit sekret serb , e njohur si “Sigurimi i atdheut”…veshëm unfirma të zeza dhe dolën haptas kundër pavarësisë së Kosovës.
    Mos thurni hymne ,pa i ditë njgjarjet…

  6. nika says:

    Ky eshte njeri shume i dyshimt,edhe para luftes edhe psa lufte.Edhe tash nuk kenaq.Turpe ky te udheheqe me ushtrine e dale nga UCK.

  7. Johani says:

    Meqe ky artikull ka dalur pa autor,duan ti kujtoj artikullshkruesit se ndoshta quni ka prejardhje nga Mirdita por asgje nuk e ban te jeté si Lleshaj sepse per ta kryetar akademine ushtarake si thua ti ne ishjugosllvi apo me sakt ne serbi duhej ti plotesoje disa kishte,si kusht te ishe proserb dhe anti shqiperise dmth edhe anti Mirdites, por per tu bere minister sot ne kosove nuk ka vlere pregaditja por partia dhe quditerisht te gjitha partit vendosin njerezit me te ndyre per popullin por se partise i sjellin miljonat,ky minister qe do te jeté turpi i ushtrise se kosoves se pari eshte dashur ta izoloje vllaun e tij qe kontrollon krimin dhe drogen ne Dukagjin e tek pastaj te del para ushtrise e popullit, mjer Kurti qe ka pranuar kete zgjedhje.

  8. Visi says:

    Anton Çuni “spiuni i Serbisë” është i dënuar me 15 vjet burg ,në mungesë, nga Serbia për vrasjen e 6 ushtarëve serb në Koshare.
    Për gomarët e PDK së kush nuk është me ta është tradhëtar.

  9. Dodë Pepkolaj. says:

    Ndoshta, ndoshta nga Bardhajt (Bozhiqi) i Selitës, ku edhe sot ka nji fis me emër Quni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje