Sulmet në televizione kundër KÇK, Rama reagon ashpër: Po mbrojnë krimin nga qeveria. Avokatë gjynahqarë që po lënë kokrrën e namit

5 Shkurt 2020, 18:43Politika TEMA
Sulmet në televizione kundër KÇK, Rama reagon ashpër: Po

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave dhe sulmeve nëpër media, pas ngritjes së njësisë anti-KÇK.

Ai shkruan nga SHBA, se ata që sulmojnë këtë aksion ndaj kriminelëve, janë kthyer në avokatë gjynahqarë të krimit.

“A janë njerëz këta a ça janë?”, më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK!

Eh, kanë kaq kohë që shajnë, akuzojnë, shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë.

Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë!

Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit, mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre, të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua, me PS e me çdo fitore elektorale të PS”, shkruan Rama.(TemA)

3 komente në “Sulmet në televizione kundër KÇK, Rama reagon ashpër: Po mbrojnë krimin nga qeveria. Avokatë gjynahqarë që po lënë kokrrën e namit”

  1. h says:

    Nuk jam kundër kçk,por ju i kapni,prokurorët dhe gjykatësit i marrin lekët dhe i lirojnë.
    Nuk do ishte më mirë të kapni më parë prokurorët dhe gjykatësit që nk ka kush ti lirojë,dhe pastaj drogaxhijtë dhe tutorët ?
    Apo keni rënë dakort me drejtësinë që ti rrjepni mirë përpara se ti merrni rezortet e boshatisura si lëvozhga boshe ?
    Më parë prokurorët,politikantët,gjykatësit,fullanët,zenët,gërdallat e saliut,llallat e fshatit,pastaj me rradhë.
    Pastrimi fillon nga koka jo nga këmbët z.KM.

  2. Josifi says:

    Deri tani ca lafarake keni sulmuar.Pse keta e paskan mbajtur vendin peng ore gjithollog??Vendi ka 30 vjet peng nga Saliu Likja Rruci Basha Mediu dhe nji tufe derrash qe ti ha e pi me ata o cun.

  3. @@@ says:

    Bravo, per ato qe flasin kunder turp te lene, me cfar do e luftonte krimin Rama, me gjygjtaret e plepave? Te korruptuarit, kriminelet, trafikantet para Ligjit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje