Këtë pasdite nga zyra e tij, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve të qytetetarëve live në Facebook-un e tij.
“Po të dëgjoj” është fushata më e re e ndërmarrë nga kreu i PD.
Gjatë komunikimit të tij Basha është ndjekur nga audienca të ndryshme. Ajo që vumë re është se kreu i PD ndërsa komunikon live me qytetarët ndiqet nga fillimi i bisedës deri në fund, nga personazhe të ndryshëm.
Ervin Koçi ish-deputet i Partisë Socialiste, tashmë Kreu i AMF (Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare) ka ndjekur videomesazhin e kreut të opozitës nga fillimi deri në fund.
Po ashtu epike ishte edhe pyetja e ish-kreut të Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu i cili nuk ka hezituar të pyesë kreun e PD:
“Zoti Basha, sa do rritet rroga e një punonjësi, pensioni, dhe ndihma ekonomike”, ka pyetur Mziu tashmë në cilësinë e një qytetari të thjeshtë dhe jo më si përfaqësues nga radhët e PD të cilët janë të informuar për programin që PD ofron.
Më tej gjatë vëshgimit vumë re se ndjekës gjithashtu i videomesazhit të Bashës ishte deputeti i opozitës parlamentare, i cili pranoi mandatin për të qenë pjesë e Kuvendit, Korab Lita.
Duket se Lita edhe pse doli jashtë vijës politike së Partisë Demokratike është tepër i interesuar se cfarë thotë ish-kryetari i tij.
Valbona Mezini, me herët anëtare e kryesisë në PD dhe më pas kritike e ashpër e Lulzim Bashës, më pas kandidate për kreun e bashkisë Vlorë si propozim i Bindjes Demokratike, është një tjetër ndjekëse e videomesazhit që ka përcjellë kreu i PD Basha ditën e sotme.
Me sa duket Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha ka rritur audiencën jo vetëm nga radhët e simpatizantëve të saj, por edhe nga ish-anëtarë të saj, e për më tepër edhe nga përfaqësues të partisë kundërshtare, Partisë Socialiste.
Ju flet moska me zedhenes te tanjug-ut.
Ky eshte gjynah te quhet Lul Basha ,mire eshte ta nderoj ne Lul Pasha se palle arriu po bene ne karieren politike ku edhe nje here qe u be Kryetar Bashkie vuri ne levizje hajduter,pseudodiplomate prestigjator qe kapnin nje flete ne numerim dhe hidhnin dy ne kuti per ti rinumeruar edhe nje here!Lul Pasha eshte me i perfoluri por me i pa cenumi!Kesaj i thone “palle arriu”,ne dimer ne Facebook,ne vere ne plazhe dhe Holande!
duket si doktor Hamdi Sulcebeu duke shpjeguar efektet e domates ne familjet e varfra.
Kur punonte kamarjer i linin klientet 10-20-maksimumi 50 leke te reja.Kur u be minister i dha drejtesia e korruptuar shqiptare 320 miljon euro bakshish dhe Rama 15 milion euro per pallatin.Rekord GINES per bakshishe.
Kurse une dua ta pyes bashen sa e paguan fazlliq serbin si kshilltar per siguri kombetare dhe per cilin komb te kshillon ty e per cilin sali berishen.