Zbardhet ngjarja e Shkodrës, Buraku vëllai i polices që iu vendos tritol: Do hakmerrej ndaj Metës

6 Shkurt 2020, 19:55Politika TEMA

Detaje të reja dalin në dritë për përplasjen e armatosur në Shkodër.

Mbrëmjen e së mërkurën në 22:40 kërcitën armët në pedonale, ku mbeti e plagosur aksidentalisht një grua kalimtare e rastit.

ABC News raporton se bëhet fjalë për një konflikt të hershëm mes 26 vjeçarit Mirsad Meta nga Shkodra dhe të arrestuarit Esion Buraku nga Durrësi, që degjeneroi mbrëmë në të shtëna armësh.

Dyshohet se ata janë përplasur për pazare drogë që kur jetonin në Gjermani.

Policia ka arrestuar 3 autorët Esion Burakun dhe dy shokët e tij Argjend Rexha nga Durrësi dhe Riad Xheladini nga Shkupi. 

Sipas policisë, shënjestra ishte shkodrani Mirsad Meta, i cili është në kërkim policor.

26-vjeçari Meta është larguar nga vendngjarja, pasi braktisi automjetin e tij BMW, që nga pamjet duken qartë se ka marrë disa pumba.

Burime të ABC News tregojnë se Esion Buraku është vëllai i efektives së policisë së Durrësit, Ornela Buraku që më 26 janar të këtij viti, i vendosën lëndë plasëse në oborrin e banesës.

Me sa duket s’ka qënë efektivja shenjestra, por vëllai i saj, Esion Buraku.

Sipas burimeve, Buraku ka dyshuar se tritolin ia ka vendosur Meta dhe në shenjë hakmarrje ka shkuar bashkë me shokët në Shkodër për të vravrë 26 vjeçarin.

Edhe ky i fundit është kundërpërgjigjur me plumba. Si pasojë e përplasjes me armë pranë pedonales Kol Idromeno mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

E plagosura Liljana Jeremija ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ajo dhe motra e saj kanë treguar jashtë kameras se ndodheshin rastësisht në zonën ku pati të shtëna.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje