Lacio prej vitesh e ka gjetur sigurinë në portë dha ajo quhet Tomas Strakosha. 24-vjeçari është nga ata djem, që u shkon plotësisht shprehja “Bëmë baba të të ngjaj”.
Djali i një prej legjendave të futbollit shqiptar Fotos, po bëhet edhe vetë një i tillë, ndoshta edhe në përmasa më të mëdha.
Nëse babai i tij u ndal në nivelet e futbollit grek, Tomas po shkëlqen në një prej kampionateve më të fortë të botës, Serie A dhe është bërë beniamini i tifozëve të një klubi si Lacio.
Erdhi te kryeqytetasit disa vite më parë si një talent i ri me “njollën” se babai i tij ishte shok i ngushtë me Taren, por më vonë vërtetoi se talenti është arsyeja më e madhe se përse ai u bë pjesë e një prej klubeve më të mëdhenj të Italisë.
Strakosha uli në stol Marketin e më pas të tjerë me radhë, për të plotësuar ditën e djeshme, në ndeshjen kundër Veronës, sfidën numër 150 si portier i Lacios.
Një rekord personal, të cilin e festoi në mënyrën më të mirë, duke dhuruar një super paraqitje dhe ndihmuar skuadrën të ruajë një barazim të vyer ndaj një kundërshtari në mbrëmjen më të mirë.
Një rritje e madhe e Lacios në këto vite, ku një element shumë i rëndësishëm i kësaj arritje është edhe ylli i kombëtares sonë.
Tomas Strakosha tashmë e ka kapur stadin europian dhe nuk është aspak gabim ta fusim në listën e më të mirëve mes katërkëndëshit.
Eshte i dobet ne dalje. Duhet te punoje shume shume shume per tekniken e daljes. Portieri kur del duhet te jete 100% i sigurt qe e kap topin dhe jo te ndaloje ne mes te rruges, si ben Strakosha. Sivjet ka ngrene 3 gola axhamiu per dalje te gabuara: ne Turqi me Kombetaren, ne Rumani kur doli per laraska me Kluzhin dhe ne derby, me Romen, qe nuk i falet kurre nje dalje e tille.
Ndersa ne porte eshte shume i mire, reflekset i ka te shkelqyera. Por qe te behet portier i nivelit boteror duhet te permiresoje patjeter daljet! Kjo eshte dobesia e portiereve shqiptare. Edhe Berisha daljet i ka pike te dobet, kujtoni golin me Zvicren ne Europian.
Babai i tij Foto nje portier i mbrekullushem i Dinamos se dikurshme , sot duhet te ndihet krenar pasi i biri u be me i mir se vet ai.
SUKSESE Thomas.
Lere mos e nga, nga 20 gola qe ka Lazio, 15 i ka me gafat e Strakoshes…