Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me komentuesit në faqen e tij në Facebook, për aksionin “Anti-KÇK” të nisur që prej së hënës.
Replikat me komentuesit:
Romeo Qarri: Fillo nga vetja z.kryeministër dhe ashtu me radh dhe të gjith ata që kan pasur postin tuaj nuk shesin më përrallat tuaja ,apo doni të bëni ndonjë të holl për të ndërtuar shtëpit që u dëmtuan nga tërmeti.
Edi Rama: Romeo Qarri e para njehere ti dhe kushdo qe mendon si ti mua me merr te keqen, se po te kisha gje per te fshehur nuk udhehiqja Reformen ne Drejtesi, po e pengoja ate sic e kane penguar plot te tjere! Dhe e dyta, nese ty lufta me pasurite e krimit te duket perralle, kjo zgjidhet me psikolog jo me dialog!
Dhori Kalivioti: Zoti Rama respekte ne rradhe te pare dhe ne rradhe te dyte duhet te fillosh nga te gjithe ata qe kane drejtuar nga 1991 dhe deri me sot qe shohim se kemi qe kajamaj qe emigrojme se sna mban vendi tone se cfare sna shofin syte dhe na degjojne veshet..
Edi Rama: Dhori Kalivioti une nuk e di cfare te shohin syte e te degjojne veshet i dashur mik, po di qe vrasesit, trafikantet, shfrytezuesit e vajzave, nuk jane radha e fundit, po jane zemra e te keqes ne cdo vend e ne cdo komunitet dhe sot ndaj tyre ka nisur nje goditje shkaterruese! Nese ty kjo s’te pelqen, mos u merzit, nuk te bej dot derman.
Ben Kasneci: Vetem zhurme per asgje.filloni nga vete ju politikanet,mjeket pedagoget,pastaj kriminelet se kur i keni lejuar kaq vite te bejn ca dojn ,besoj se sju prish shum pune po te vazhdojne dhe ca vite pune ato.prandaj .esht shume e veshtire per tu besuar zoteri i nderuar
Edi Rama: Ben Kasneci ky vend do behet do ti s’do ti dhe nuk e ka ky vend fajin qe ti ngaterron vendet kur parkon mendimet.
Elton Maksi Tozaj: Urime per punen por nje keshille Edi Rama keto postoblloqet rrugeve te Tiranes si ne vitin 1997 sot me 2020 jane nje turp! Percjellin nje pasiguri dhe terror tek te gjithe! Per mos te folur per arrogancen e policise!
Edi Rama: Elton Maksi Tozaj postblloqet le t’u ngjallin pasiguri fajtoreve jo ty e mua dhe mos ngaterro 1997 me 2020 se atehere e haje ti dhe shumica derrmuese e popullit, sot e ha nje pakice e vogel qe ka bere krime e qe duhet perfundimisht ta lere popullin dhe vendin rehat! Lufta me krimin s’eshte muhabet kafeneje as estrade studiosh tv, eshte lufte reale qe ka hyre ne nje kapitull vendimtar! Prandaj merre me qetesi dhe pozitivisht, se behet per ty e per tere njerezit normale te Shqiperise.
Ervin Gjoka: Sa hipokrizi nga ana jote zoti edi rama, ne rast se eshte polici elite pse nuk i perdore per ata peshqit e medhenje qe i ke ne parlamente, si vjedhja e floririt, gerdeci, vrasjet e politikaneve qe kane ndodhur nder vite, po te jesh i drejte sic thua fillo qe nga vitet 90 deri me sot, qysh eshte ajo shprehja qe ligjet funksionojne vetem per te dobetit, populli me nje fjale, je bere si gagash,populli te zgjodhi edhe ti jepi zgjidhje
Edi Rama: Ervin Gjoka te gjitha ceshtjet qe permend ti s’kane asnje lidhje me policine apo me qeverine, po me drejtesine dhe nuk jemi ne vitin 1945 po ne viti. 2020, prandaj po bejme reformen ne drejtesi e po pastrojme llumin nga pallati i drejtesise, qe politikanet, perfshire edhe mua, te jene te barabarte para ligjit! Keshtu qe hipokrizise gjeji vendin se s’ka asnje lidhje me mua e me punen time
Ardian Cakoni: U ngopen shqiptaret me keto lloje mashtrimesh, Shume zhurme per hic gje. Se nje gje eshte e sigurt,se pas nje muaj e shumta, do themi ca u be me OFL ku eshte OFL ja; ca u be me ceshtjet
Edi Rama: Ardian Cakoni mbase i di me te lehta se ç’jane dhe i pret me shpejt se ç’duhet te gjitha rezultatet e nismave te mia, po nese do t’i shohesh me pak me shume durim e kujdes, do gjesh plot rezultate edhe pse nismat jane te tera ne proces.
Ilir Ola Isaku: O Zoti kryeminister mire e bere po nise nga deputetet kte pune se kane zaptuar gjysmen e shqiperise pd dhe ps ato kriminelet shiten droge a ku di une po kto deputetet na kane marre ne qafe 3 breza nk e grejm koken ne shqiptaret si mund te jene ndertues gjithe deputet me 10 pallate.
Edi Rama: Ilir Ola Isaku po kush ta ka thene qe te gjithe deputetet jane ndertues me 10 pallate apo sa me shume pallate t’u vesh ne kurriz deputeteve, aq me te mire te duken vrasesit, trafikantet e shfrytezuesit e vajzave?! O zot
Nexhat Kadriaj: Po mblidh veten more i mjer se do ta heqin koken nje dit keta personat qe po i konfiskoni pasurin po pse nuk ju hap vende pune rinis por sillen verdall rrugeve vrasjet dhe vdekjet aksidentale jane ne rritje qdo dit nga 4-5 vet humbin jet nga rastet nga me te ndryshme qe i bie per nje vit 1000 vet humbin jete por nuk e keni mendjen tek njerzit por te konfiskimet .rrembimet dhe vjedhjen
Edi Rama: Nexhat Kadriaj e para ti mos e qaj hallin e kokes time, po beji hyzmetin tendes qe te ka futur ajer mesa shoh, se s’ka mundesi qe nje njeri normal te mos e perkrahe kete lufte kaq te qarte mes popullit e krimit; e dyta, ti flet per 4-5 vrasje ne dite sepse sheh mesa duket shume filma, por po te informoj se vrasjet ne Shqiperi kane rene gjysem per gjysem me 5 a 6 vjet me pare dhe 1000 vetet qe humbin jete ne vit ne vendin tone jane nje problem i qarte i aftesise tende aritmetike, jo i aftesise ne rritje te shtetit per te goditur krimin; e fundit, ti mos u shqeteso per konfiskimet e pasurive kriminale, sepse ajo eshte haram qe hallall s’behet dot ne Shqiperine qe duam, po shqetesohu per pasurine e te menduarit qe e paske ne rrjedhje alarmante! T’i them keto vellazerisht, sinqerisht, sepse me vjen realisht gjynah qe nje bashkeqytetar imi, nje shqiptar si une, te katandiset kaq keq sa per inat te qeverise te beje duvane e krimit!
Labi M Vlore: Kjo OFL-ja jote a do kaloj nga surreli nga gjiri I lalaezit nga jugu qe eshte privatizuar ka oligardet e politikes nga krimet e nje pas njeshme te politikes per 30 vjet sepse dole me spate te madhe me premtime,per ato PPP-te koncesionet qe jane nr kurris te shqiptareve,qe do ti paguajne breza me radhe nese do te ngeli njeri me bere ate vend,apo ua sekuestroni disa kundersgtareve te tu sa per te thene qe ja beme dicka,si cdo gje edhe kjo do te jete nje farce fallco sa per te kaluar kohen,
Edi Rama: Labi M Vlore ato koncesionet qe ty te kane thene se jane ne kurriz te shqiptareve dhe ti e perserit ketu si ne jerm, nuk jane ne kurrizin po ne sherbimin e popullit, ndersa kjo OFL-ja nuk ka çfare ben ne Surrel, se ne Surrel nuk ka kriminele te denuar …Shiko më shumë
Klodi Klodi: O zoti rama. Ligji fillohet nga larte. Jo nga poshte.
Edi Rama: Klodi Klodi te duken poshte ty kriminelet qe kane bere pasuri marramendese duke vrare, rrembyer njerez, shantazhuar e sakatuar dynjane dhe trafikuar tere te keqiat e kesaj jete?! Sa keq me vjen per ty!
Emanuel Xhafaj: Kesaj i thon kur ske cai ben gomarit ibje samarit qe dote thot ike kriminelet ne palament na ata duhet ta filloje pastaj nate tjeret pradaj edi rama e fillove seprapthi kete shou
Edi Rama: Emanuel Xhafaj per cilet kriminele ne parlament e ke fjalen konkretisht apo ke degjuar aq shume llogje e ke ngrene aq shume balte katundi politik e mediatik, sa perserit si ne jerm ato qe ke degjuar e vjell pa mendje ato qe ke ngrene?! Po nese ty o mik te duket fillim se prapthi, vazhdimi i lufte me krimin duke goditur pasurine e vene me vrasje, trafiqe, shkaterrime jetesh, atehere ky eshte problemi yt, jo i yni qe e duam Shqiperine te denje per popullin e saj!
(TemA)
Ajo që ka thënë komentuesi deri diku ka kuptim dhe një të vërtetë , mbasi me këtë problem po bëhen 3 gabime :
E para – Duhet përmirësuar ose si të thuash plotësuar ashtu siç duhet ligji i VETTINGUT , që mos t’i lejë gjë ( as edhe 1 LEK ) për mbrapa abuzuesëve dhe grabitësve si atyre me pushtet edhe ordinerëve .
E dyta – Nuk fillohet nga bishti , por nga koka . Këta lloj fundorësh kriminelë , trafikantë , grabitës e grupe të organizuara kriminale , nuk
mund të vihet në dyshim që , gjithmonë kanë patur lidhje interesash o me njerëz të politikës , ose të pushtetit , pa neglizhuar këtu dhe sistemin e PA Drejtësisë e kupolat e Policisë . Dhe, duhet ta dini , që kriminelët e kriminelave , kapot e kapove të mafies , janë gjithmonë ato që drejtojnë në sfera të ndryshme të larta të pushtetit e politikës . Deri tani , ato janë duke vëzhguar . Po nuk ju rrezikua gjë nga këto veprime , për opinion , aparencë dhe shmangie të komplikimeve të rrezikut , nuk kanë për të lëvizur , madje mund të miratojnë po ato vetë , për aq sa nuk rrezikohen , edhe ndonjë humbje apo dëm anësor të vogël . Ama , po qe se vërejnë në horizont sadopak rrezik , a mos kujtoni se do rrijnë duar lidhur ? Kurrë . Me aq pare sa kanë grumbullu , nuk i bëhet vonë me harxhu jo dhjetra mijëra Euro por dhe miljona me kërcënu e eleminu edhe ma të mirin , mbasi kanë hallin e qindra miljonave , dhe dhjetra e dhjetra bizneseve e konçesionev , të cilat i japin të ardhura kolosale vazhdimisht , pa punuar më fare . Nuk do ketë eskortë që do mbrojë asnjë prokuror , madje edhe kryeprokurorin e familjet e tyre , apo familjet e personave që po angazhohen tek KÇK-ja , etj. Madje janë të rrezikuar e kërcënuar seriozisht , mbasi informacionet mbi urdhërat , aksionet e pjesmarrje shiten pa ju tha boja ., në mos dalshin edhe në TV nga Artan Hoxhat e Klodjana Lalat me shokë .
E treta : Po deshe , që do ta heqësh me gjithë mend nga shteti jonë qelbin e veprimeve të liga ( si Korrupsionin , Abuzimin , Grabitjet e Pronave shtetërore e private , Pastrimin e parave të pista të trafikantëve tanë por dhe të huajat , Vendosjen e Drejtësisë njëlloj për të gjithë , Eleminimin e Vetëgjygjësive , etj ) duhet të jesh bindës dhe 100 për 100 i hapur , transparent e i sinqertë , të fillosh të jesh i besueshëm nga populli e kjo sipas atij kryhet duke eleminu fillimisht qelbin nga koka . Fillojeni nga KOKA , pa asnjë devijim e përjashtim , dhe atëhere , ato që do shpëtojnë , do jenë të pa përlyer e nuk do jenë ata që të kërcënojnë . Gradualish qelbi do shpërthejë , do zbythet e nuk do mund të veprojë . Por si . Vetëm nëse me ligj , këto që dalin të përlyer të shkojnë në ZERO absolute . S’ka nevojë as me i fut në burg më , se nuk i hedh njeri as qyrret , e s’do kenë as pikën e vlerës e forcës me godit e me kërcënu .
NENI SHTESE ose EXTRA .
Mbi dhjetra herë do e gjeni të plotë nëpër komentet e kësaj gazete , sa herë ka patur lajme mbi mos argumentimin e pasurive , jo çfarë kanë realisht , por ato të deklaruara vetë , nga anëtarë të sistemit të Pa Drejtësisë .
z Kryeminister, mos u merr me keta lapangjoser qe ju komentojne ne Facebook sepse keta jane te lidhur me ata trafikantet qe po arrestoni ose mendojne se mund t’ju influencojne qe te mos merreni me trafikantet sepse jane vete te tille. Por, ju lutem, beju nenat trafikanteve neper rruget e Shqiperise sepse kane trafikuar vajza te mitura, femije per organe, kokaine qe kane vrare femijet tane e shume e shume te tjera. Asnje meshire per te gjithe kriminelet e pameshirshem. Ketyre te medhenjve do t’ju vije radha. Sapo qe sistemi i drejtesise te forcohet deri ne kompletimin e reformes do tju vije radha maskarenjve te medhenj. Ata po dridhen! Sepse ata jo vetem kane vjedhur, por kane vrare shpresat e shqiptareve. Por e kuptojme qe nuk ka ardhur akoma koha sepse Lulzim Bashen gjykatesit e plepave ja shpetuan koken momentalisht nga bashkepunimi qe beri me KGB-ne (ose me SRV-ne e re). Ju mirekuptojme dhe ju pershendesim! Faleminderit qe po e beni Shqiperine dhe shtetin! Forca perpara OFL dhe z. Rama e Lleshaj!
Trimi i nênës!
Z,Rama, ju pershendes dhe shpresoj te mbani premtimet.
Pra i bie neShqiperine e rilindur , ligjin e egzekuton Qeveria me urdher te Rames dhe jo ligji vete, prokuroria apo policia qe te drejtohet atje ku eshte dyshimi e krimi dhe jo te prese listen e krimineleve te hartuar nga vete bosat kriminele.
Pergjigjet e ketij sharlatani jane naive dhe cinike. Ai e di shume mire qe askush nuk i do kriminelet dhe i kundervihet komentuesit sikur keta jane ne mbrojtje te krimit.Duke i sulmuar , mundohet te fsheh te verteten qe lufta e tij eshte fallco dhe per zhurme.
Rrofte Partia dhe Tema e Meros
Sali Berisha Zoti krieminister,eshte kriminel sepse ka bere krime,Balla e mendon keshtu,Lulezim basha ka bere krim,Fatmir Mehdiu ka bere krim,Ilir Meta ka bere krim.Keta personazhe jane ne politike Aktive,dhe krimet e tyre jane te demostruara prej kohesh,eshte e mjaftueshme ajo video e Presidentit tone te qete e te dashur me Priftin,qe ti sekuestrohet çdo pasuri te vene,Hetojeni ate Kolonjarin R.Taçi,qe e vodhi pasurine e shqiptareve dhe i lidhur koke e kembe me politiken,ç’jane keto? filma te duken?.Mos bej loje fjalesh me njerzit.Krimi ne shqiperi lulezoi i lidhur me politiken,Shqiptaret meritojne pergjigje serioze dhe mbi te gjitha Respekt zoti Krieminister.
Saliu , Basha Meta mbrohen nga Rama, o pjetN mustakuqi, si thua e kam gabim?
Jo ‘spaktak’-u nuk e ke aspak gabim. .unë nuk e imagjinoj që me kaq shumë abuzime sa ka ndodhur mbi këtë popull dhe ka akoma sylesha që mendojnë se Rama dhe saliu janë kundërshtarë. .Rama është fiks po aq i fëlliqur sa është edhe saliu për mos të thënë që është akoma edhe më i keq përderisa mbron kriminelin. .ligjërisht ai që mbron apo strehon hajdutin apo kriminelin ligji e dënon më tepër se vetë hajduti apo krimineli..dhe ju prisni drejtësi nga Rama. .nuk e shikoni or të mjerë që me atë nuk bisedohet? ai e ka nga një përgjigje për të gjithë kritikët. .pra ai thotë se të gjithë jeni gabim, vetëm unë nuk gaboj. .nuk ja vlen të debatosh me të. .plumbin ballit është e vetmja zgjidhje për edin, saliun dhe metën. .nqs populli kërkon të bëjë një shtet demokratik..nuk bëhet shteti me dobiçat e qoftëlargut enver. .
Pavarsisht atyre qe thuhen si nga komentuesit, si nga Rama, nje gje eshte e sigurte: ky i fundit eshte nje arrogant i neveritshem, qe nuk pranon as keshilla e as komente me sy kritik. Me vrau syrin sidomos pergjigja qe i jep nje komentuesi me mbiemer Kavaloti, i cili pershendet nismen e Rames por jep nje opinion. Syte dhe veshet i kane degjuar qe « Blloku » i ri ne Gjirin e Lalzit, dhe « Blloku » tjeter i ri tek Samir Mane i fusin gishtin per luks atij te Enverit dhe Mehmetit.
Veshet i kane degjuar qe « bunkeri » ne Surrel kushton me shume se keshtjella e Chambord. Ka degjuar qe Lul Basha nderton pa leje dhe demshperblehet milionq euro kur ja prishin. Ka degjuar qe thesari i shtetit u vodh nga kryeministri i kohes, dhe deri me sot nuk i ka hure gjemb ne kembe. E shume e shume te tjera si keto.
Ec përpara nga i pari tek i fundit kushdo qoftë ai. Kriminela janë të gjithë ata që kanë grabitur popullin shqiptar në një mënyrë apo tjetër. Avanti tutta.
Rrotullohet si piruete Rama por flet dokrra.
Ja si duhet pastruar shteti nga pislleky qe e ka pllakosur. Te shtohen keto pika ne kushtetute:
1) Deputeti vetem dy legjistatura;
2) kryetari i partise parlamentare te kete rroge fikse nga
shteti dhe te mos zgjidhet deputet dhe te mos kete funksion ne shtet.
“Pasurinë e vënë nga krimi me vrasje trafiqe…” thote z. Kryeministër! OK! Po ajo pasuria që nuk është vënë me vrasje trafik, pra me marrje e jete me trafiqe, por është vënë me të gjitha llojet e mashtrimit të qytetarëve dhe të vetë shtetit nëpërmjet abuzimit me karrigen dhe detyrën? Apo ata t’i gëzojnë vilat që kanë, se i kanë me zotësi!
Kck = me gjykates te korruptuar apo jo?
E perktheva mire?
Tani me thoni sa gjykates ka kontrolluar kjo kck?
Per mua ska asnje lloj vlere se po sekuestron nje makine ne mes te rruges kur kck do kapte gjykatesit
Thjesht tym
Perpara shtetit,të gjithë zbythen!Po kush është shteti…te ne dhe kudo shteti janë institucionet!!!Kjo do të thotë,njërzit qe punojnë në këto zyra,që i zgjedh politika!!!Dmth…Presidenti(ju e dini kush është)..K/ ministri(qeveria,ministrat) i njohim prej 6 vjetësh kur morën” tepsinë,,…gjykatësit dhe prokurorët(KÇK) që urrejnë marrëzisht popullin e tyre ,administrata e korruptuar,gazetarë mashtruesa dhe gënjeshtarë,shërbimi sekret i shitur dhe i kapur,opozita e paaftë,e paditur,hajdutë te paskrupullt!!!!Tani ky është shteti ynë!!!Këta kiminelat,drogaxhinjtë,tutorët,kush do tu kundëvihet në emër të ligjit…300mijë lekshat,policat…të cilët qysh në nisje janë të shitur….propozimi im për të gjithë miqtë është:duhet të ikni,për një jetë më të mirë dhe të qetë jashtë ….
Ky Rama punon apo rri e shkruan ne fcb?Une mendoj se ai paguan nje dyzine trapash qe kthejne pergjigje te gjitheve ne fcb me parate e shqiptareve.
undefined
Hmmm. .një urrejtje kaq të madhe ky popull nuk pati për qoftëlargun enver dhe nomenklaturën e tij por paska për bijtë e tyre që na vjedhin këto 30 vjetët e fundit. .në realitet populli ishte aq i shtypur e i çoroditur sa që nuk qe i aftë të dënonte xhelatët e tij dhe me rënien e shtetit shqiptarët morën arratinë sa më larg Shqipërisë në kërkim të një shansi të dytë në jetë. .nomenklatura e organizuar dhe e mirë përgatitur luajti lojën e ‘demokracisë’ e luajti në mënyrë perfekte dhe vazhdoi të tërheqë prej hunde pjesën më të shtypur të shqiptarëve që nuk patën mundësinë të largohen. .emigracioni bëri punën e vet dhe i zgjoi shqiptarët të hipnotizuar nga opiumi 45 vjeçar u hapi sytë dhe mëndjen të shikojnë kush ishte xhelati dhe kush viktima..sot shqiptaria nga të gjitha anët e globit shikon me vëmendje dhe me shumë keqardhje se si bijtë e ish nomenklaturës tallen me këtë popull. .ndërgjegjësimi i shqiptarëve është diçka shumë pozitive pasi ma do mëndja që lojës së edi ramës dhe sali berishës po i vjen fundi, shqiptarët qenë të paaftë të hakmerren në 1990 ndaj xhelatëve të tyre dhe deri diku unë i kuptoj sepse kam qënë edhe vetë në mes të atyre turmave të çakorduara por tani ndryshojnë gjërat sepse shqiptarët u ndërgjegjësuan dhe nuk kanë për ta bërë më gabimin e 1990. .tiranët e këtij kombi e meritojnë ndëshkimin në mes të Tiranës këtij ndëshkimi që aq bukur i shpëtuan ish baballarët e këtyre të sotmëve..’bujar më dëgjon’ ? mendoj se u poqën kushtet, këtë radhë nuk do të ketë më ‘neritan ceka’ që ti ndryshoj rrjedhën lumit ,mjerë ju që i keni hedhur shkopa nëpër rrota këtij populli. .hakmarrja është një pjatë që haet e ftohtë dhe nuk keni asnjë shans të shpëtoni këtë radhë. .
Perveç të interesuarve mendoj se askush nuk eshte kunder eleminimit dhe konfiskimit të pronave të krimit.
Problemi qëndron se politika eshte epiqendra dhe mbështetësja e krimit në shqipëri.
Por kryeministri ben sikur nuk e kupton,ose nuk e njeh fare ndjesine e populi te tij.
Imagjinoni një njeri me temperaturë të lartë ku mjeku nuk kërkon shkakun por thyen termometrin.
Shteti më i degraduar në botë.Edhe kam parë shumë shtete,për punë ,besomëni.
Të derdhim të gjithë një pikë loti të sinqertë ,për popullin e vuajtur dhe pafat shqiptar.
Eshtë e vetmja gjë që mund të bëjmë.
As nje jave nga nisja e Operacionit Forca e Ligjit
dhe studiot televizive po cahen nga britmat dhe histerite
analitike te gjirizit mediatik.
Per mua ky reaksion eshte lajm i mire.
Uroj pune te mbare,cdo dite, OFL-se
LORA.SHUM E DREJT.DOMETHENE OFL DO FUNKSIONOJ.DHE JA KAN FRIKEN…PRA SHENJ E MIRE…PUN TE MBARE OFL….
Z.KM:Mesa shohe,ligji anti KÇK nuk eshte kuptuare nga shume njerz.Ose nuk duan ta kuptojne.Do e kuptojne kur tu sekuestrohet pasuria e ti kthehet popullit.Por ketu gjykatat e sb do stonojne perseri
-Shqetesimi per sekuestrimin e pasurise se sferave te larta Gj,prek,depu.ministra,ish m,Ish kr,..siç kerkon Butestagu Gjerman qemdron.Nxir e zbato ligjet perkatese.
-Mos ki besim te SPAKU,eshte e njejta sallat Ruse e kursit te plepave te sb.Zoti te ruajt.
Nuk i iken kujt koka nga politikanet ne shqiperi, perkundrazi politika ua ka hequr ca koka atyre qe i quajti kokepalare….
Deri dje benit verr verr , eshte ulur krimi kembekryq, jane shtuar kriminelet , ka rene rendi e siguria etj etj. Tani qe po i lufton- thoni pse po i lufton. Dihet qe cdo njeri ka mendimin e vet per cdo gje, POR a mund ta leme ate qe kemi zgjedhur te na drejtoje, qe te beje ate qe mendon ai dhe le ta gjykojme ne fund pastaj , me vote.
Eva kthjellohu pak se edi Rama nuk është ti dhe unë por është kryeministri i Shqipërisë ..askush nuk është kundër luftës së korrupsionit por ky show që po bën Rama më tepër ngjan me hedhje hi syve të popullit sesa me luftën kundër korrupsionit. .shqiptarët presin drejtësi për 97 për gërdecin për 21 janarin për minoritetet që na mbinë mbas 90 për lëshimet që i janë bërë Greqisë pa asnjë përfitim të palës shqiptare për ata që ndërtuan vila miliona euro dhe transportuan palmat me helikopterin e taksapaguesve shqiptarë për ‘Toyota yaris’ të mbushura me para për ish ministrat e tij të lidhur me korrupsionin dhe narkotrafikimin për kryebashkiakët e tij të qelbur nga të gjitha drwjtimet për të tilla gjëra duhet të impenjohet kryeministri shqiptar dhe jo të fillojë nga fundi duke sekuestruar makina luksoze apo të blinduara dhe vilat e atyre që shitën nganjë thes me kanabis (jo se këta duhet ti fali)
Eva mundohu të jesh pak më serioze sepse situata është shumë serioze. .nuk e di nëse ti e kupton apo bën sikur nuk kupton por shqiptarëve iu është sosur durimi me lojën e qelbur të saliut dhe edin..këta i kanë kaluar limitet e ndëshkimit me votë për këta duhet të vendosi drejtësia por jo kjo drejtësi qesharake që kërkon tu imponojë shqiptarëve edi rama. .edi para pak ditësh paditi Ramush haradinajn pasi u ndie ‘i fyer’ nga akuza e tij si tradhëtar..ok tani po kthehem tek ‘kundërshtari’ i tij politik tek sali 21 janar berisha. .edi kur ishte në opozitë e quante kriminel sali berishën përpara kamerave dhe në të gjitha tubimet përpara popullit shqiptar e akuzonte dhe e kërcënonte me burg. .ka 7 vjet që qeverris dhe saliun nuk e quan më kriminel por e quan ‘plak matuf ‘..nuk e kuptoj çfarë do të tregojë Rama me këtë kthim 180 gradë? ..Eva unë si zhaku jam shumë i qartë se kush është edi rama, nuk kam as dyshimin më të vogël edhe këto rreshtat që shkruaj i shkruaj mbase ndërgjegjësoj ndonjë person të lëkundur me këndvështrimin tim. .e shikoj që ti si ‘eva’ paske ‘besim’ tek edi dhe kërkon ti japim kohë të drejtojë. .mirëpo unë jam shumë i tmerruar nga ‘kapiteni ynë’ moj Eva. .jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët që ndodhen në anijen e kapiten edit janë të tmerruar sepse e shikojnë shumë qartë që anija nuk është e drejtuar në drejtim të detit të hapur por është drejtuar drejt shkëmbinjve të thepisur dhe shanset për mbijetesë janë zero. .nuk është koha më për show Eva është koha për të ndryshuar kurs sepse show i edit do të ketë përfundim fatal. .
dakort o rama qe po lufton kriminelat dhe hajdutin por duhet ta fillosh nga saliu e me radhe, shiko si bertet saliu dhe shet mendje sepse ti e toleron dhe nuk e ndeshkon
O NEXHAT TRAPI TE GARANTOJ UN QE RANES DO TI RRUAJN KARIN ATA TRIMAT QE PO U SEKUESTROGET PRONA PO TE SHKOSH EDHE TI TI TJA RRUASH O BYTHQIR QE JU DHIMBSEN KETA RRORRAT QE KAN BER PASURI ME LLOJ LOJ MASKARALLEQESH PAR SHTETIT ATA RRIN SI BYTHQIRA POR KAN SHIR DERI TANI NGA GJYQTARET QE JAN SI MENDJA JOTE O BYTHQIR
Premtoju njerëzve të thjeshtë që e gjitha kjo luftë ndaj korrupsionit, krimit të organizuar etj ,etj diçka do t’ju kthehet këtyre njerëzve të thjeshtë që kanë vuajtur në formë ,rritje pensioni,rrogë, shërbime etj që ti i di vetë.Cosi diventerai più bravo di quello che sei già.
Psikiatri, psikologu etj
I nderuar kryeministër!
Më vije keq që ta them shqip – troc (unë jam qytetar).
Nuk mbaj mend që në takim me media, ose me persona shqiptarë, qytetarë që kanë votuar, ose ne jashta territorit politik shqiptar ( që nuk na mundësohet të votojmë, por që mbarëvajtja e punëve në territorin mbarëshqiptar na intereson, rrjedhimisht na shqetëson) që ti të mos përgjigjesh me cinizëm, sikur po pijmë me ty nga një gotë raki në ambente ordinere.
Kjo vecori, impulsiviteti yt, është pasojë e sindromës ADH, e garantuar, ose ndryshe energji e pakontrolluar.
Kurse fjalët, kurse gjestikulimet dhe fol me gjakftohtësi, në cilësi të kryeministrit.
Në jetën private, vepro si ta dikton sindroma yte.