Këngëtari Diodato është shpallur fituesi i edicionit të 70-të të Sanremos me këngën e tij “Bëni zhurmë”. Vendin e dytë e zuri Francesco Gabbani, ndërsa pas tij u renditën “Pinguini Tattici Nucleari”.
Pas shpalljes fitues, do të jetë “detyra” e Diodato-s që të përfaqësojë Italinë në Eurovizion për këtë vit. Një vit më parë, Italia u përfaqësua nga këngëtari Mahmood me këngën “Soldi”, e cila u rendit e dyta në Eurovizion.
Festivali i këtij viti në Sanremo ka qënë më shumë se kurrë në vëmendjen e shqiptarëve. Pjesë e këtij spektakli këtë vit ishte edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka hapur mjaft polemika për mënyrën se si foli dhe për faktin që falenderoi Italinë për arritjet dhe për realizimin e ëndrrës së saj.
Gjithashtu në skenë këndoi edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Ndërsa Georgina, e dashura e Cristiano Ronaldos, u vesh gjithashtu nga një stiliste shqiptare.
Festival qe te kenfohen 24 kenget konkuruse disa dite me rradhe me zgjatje kohe pa fund nuk ka sens dhe sjo me habitese eshte se asnje nga keto 24 kenge nuk te mbetet ne mend!!!!!