FOTOT/ Ushtari i çmendur, që vrau 20 persona gjatë një lidhje live në Facebook: U lodha...

8 Shkurt 2020, 18:12Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ushtari i çmendur, që vrau 20 persona gjatë një

Të paktën 20 persona kamë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur kur një ushtar tajlandez hapi zjarr në një tempull budist dhe në një qendër tregtare, në qytetin Nakhon.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se ushtari, Jakraphanth Thomma, kishte sulmuar fillimisht eprorin e tij, më pas kishte vjedhur një armë para se të kryente masakrën.

Një zëdhënës i policisë tha për CNN se ishte ende i lirë, ndërsa shtoi se nuk dihej ende arsyeja e këtij veprimi tragjik.

Mediat lokale raportojnë se pasi vrau komandantin e tij dhe dy ushtarë të tjerë, Thomma u largua me një makinë ushtarake drejt një qendre tregtare ku hapi zjarr në drejtim të civilëve.

Besohet se kishte marrë edhe dy persona peng brenda qendrës.

Ndërsa kryente sulmin ai postoi edhe video në Facebook, ndërsa më vonë postoi edhe një foto të veten duke mbajtur një pushkë në dorë, me diçiturën “Jam kaq i lodhur…”.

1 komente në “FOTOT/ Ushtari i çmendur, që vrau 20 persona gjatë një lidhje live në Facebook: U lodha…”

  1. Ani says:

    U prefshin ne paqe njerezit qe humben jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje