E la me një mesazh, zbulohet teksti që i dha fund martesën 12 ditore të Pamela Anderson!

8 Shkurt 2020, 17:19Lifestyle TEMA
E la me një mesazh, zbulohet teksti që i dha fund martesën 12

Martesa 12 ditore mes Pamela Anderson dhe producentit Jon Peters ka përfunduar me anë të një mesazhi.

Sipas DailyMail 52-vjeçarja dhe 74-vjeçari raportohet të kenë qëndruar bashkë si të martuar vetëm 5 ditë, përpara se të ishte Jon ai që do t’i jepte fund gjithçkaje me anë të një mesazhi.

E gjitha ka ndodhur në vetëm pak ditë dhe shkak është bërë një mesazh që ka marrë në telefonin e saj nga producenti, 5 ditë pas martesës dhe pak para se të kthehej në Kanada.

“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjehstë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, shkruhet në mesazh.

Ndër të tjera mësohet se producenti i ka kërkuar Anderson që ata të vijojnë jetën në rrugë të ndara e drejtime të ndryshme sepse sipas tij kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjnë.

Mediat ndërkomëbtare shkruajnë se se martesa mes çiftit nuk ka qenë e ligjshme.

“Megjithëse ata e njohin njëri-tjetrin prej më shumë se 30 vitesh, ata kurrë nuk kishin jetuar bashkë. 

Duke jetuar me dikë, e njëj vërtet dhe Pamela është romantike por gjithashtu shumë e pavarur”, shprehet një burim pranë tyre.

Ndonëse marrëdhënia e tyre ka përfunduar dyshja ka pranuar të mbesin miq pas ndarjes.

1 komente në “E la me një mesazh, zbulohet teksti që i dha fund martesën 12 ditore të Pamela Anderson!”

  1. Impotentus says:

    Nuk i punonte manivella gjyshit. Pamela eshte kafshe qe nuk kenaqet me lepurusha pleq por ka nevoje per nje luan te ri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje