“E bëmë që t’i zgjasim ‘jetën’ pajisjes”: Apple gjobitet me 27 milion dollarë pas ngadalësimit të disa Iphone-ve

10 Shkurt 2020, 20:18Lifestyle TEMA

Apple është gjobitur me 27 milion dollarë për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone pa e bërë të qartë për përdoruesit.

Gjoba u vendos nga DGCCRF, mbikëqyrësi i konkurrencës dhe mashtrimit në Francë, i cili tha se përdoruesit nuk ishin paralajmëruar, shkruan BBC.

Në vitin 2017, Apple konfirmoi se ngadalësoi disa iPhone, por tha se e bëri këtë vetëm për të “zgjatur jetën” e pajisjeve.

Më pas, Apple tha në një deklaratë se e kishte zgjidhur çështjen me mbikqyrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje