“Iu thashë ta merrnin menjëherë Kumbullën”, Reja: Italia nuk e thirri në Kombëtare, para dy vitesh do përfundonte te Juventusi

10 Shkurt 2020, 20:07Sport TEMA

Marash Kumbulla është kthyer në lojtarin e preferuar nga shumë skuadra të mëdha si italiane, ashtu edhe të kampionateve të tjera elitare të Europës.

Paraqitjet e tij në fushën e lojës me fanellën e Veronës e justifikojnë çdo ditë e më shumë këtë interesim të jashtëzakonshëm të shfaqur për të.

Për të ka folur edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë , Edi Reja.

Reja tregon se i ka thënë Napolit që ta afrojnë menjëherë 20-vjeçarin, që sipas tij, ka të dhëna të përsosura.

Sa i përket zgjedhjes së Kumbullës për Kombëtaren që zgjodhi të përfaqësojë, trajneri italian shprehet se një ftesë e Italisë nuk i erdhi kurrë, ndërsa te Shqipëria ishte pikërisht ai që e bëri të debutonte me fanellën kuqezi.

“Te Napoli iu thashë që ta marrin menjëherë Kumbullën. Ka të dhëna të përsosura, është fizikisht i fortë dhe mbi të gjitha është një djalë me seriozitet të madh.

Që dy vite më parë ai duhej të përfundonte te Juventusi, por disa nga menaxherët e Hellas Verona, si dhe familjarët e tij preferuan që të qendronte te Verona për t’u rritur më tepër.

Shqipëria? Në Itali askush nuk e thirri dhe unë e bërë të debutonte me Kombëtaren e tij”, ka thënë Edi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje