“Messi nuk është Ronaldo, ai do të dështonte në Premier League”

10 Shkurt 2020, 09:50Sport TEMA

Ish-futbollist i Barçës. Emmanuel Petit, i cili kaloi pa lavdi në radhët e katalanasve, por luajti edhe për Arsenal e Chelsea, ku pati vitet më të mira të karrierës së tij, shprehet se Lionel Messi do dështonte në Angli:

“Sinqerisht, nuk mendoj se Messi është bërë për intensitetin e Premier League, – thotë Petit. – Messi nuk është Cristiano Ronaldo, ai do të dështonte në Premier League.

Pa dyshim, do të ishte kënaqësi për tifozët anglezë, që ta shihnin atë në Premier League, por nuk shoh pse një klub si Manchester City, për shembull, do të shpenzonte miliona euro për të nënshkruar me Messin 32 apo 33 vjeç”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje