Ndeshja derbi mes Interit dhe Milanit, i pati të gjitha. Zikaltërit dhe kuqezinjtë e Milanos na dhuruan një superndeshje, por në fund ishin të besuarit e Contes që triumfuan 4-2 me përmbysje.
Ibrahimovic bëri një pjesë të parë të shkëlqyer, duke asistuar një gol dhe duke shënuar një tjetër, për ta çuar Milanin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 0-2. Fillimisht, gjiganti suedez asistoi për golin e Rebic, për të shënuar më pas vetë me kokë.
Edhe pse në disavantazh të dy golave, Interi nuk u dorëzua aspak dhe në pjesën e dytë, ishin të papërmbajtshëm. Brozovic dhe Lukaku barazuan gjithçka brenda dy minutash (51′ 53′), ndërsa de Vrij në të 70-ën, përmbysi për Interin.
Në minutat e fundit, Ibrahimovic ishte shumë pranë barazimit, por tentativa e tij me kokë u ndal në shtyllë. Në këtë aksion, Lukaku niset në kundërsulm dhe pas një kombinimi me Moses, shënon golin e 17-të në Serie A me kokë. Interi ngjitet me këtë fitore në krye të klasifikimit, së bashku me Juventusin.
Ja ke fut kot plako, golin e dyte te Interit e shenoi Vecino.