Osasuna “frikëson” Realin, madrilenët përmbysin rezultatin me 4 gola

9 Shkurt 2020, 18:08Sport TEMA

Real Madrid triumfon 1-4 jashtë Bernabeut pas një ndeshje që për një pjesë të mirë i ka mbajtur në ankth tifozët e “Los Blancos”.

Kundër Osasunës që ndodhet në mesin e klasifikimit, kreu i klasifikimit shkoi në dizavantazh në fillim të ndeshjes (14’), por më pas filluan të përmbysnin gjithçka me Isco dhe kapitenin Sergio Ramos, në harkun e 6 minutave.

Gjithsesi, ndeshja mbeti në ekuilibër deri në golin e tretë çlirues të Lukas në të 84-ën, i pasur në sekondat e fundit nga ai i Jovic, rezultat i një aksioni të bukur , për rezultatin 1-4 final.

Reali vijon të komandojë la Liga me 52 pikë, për momentin 6 më shumë se Barca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje